Sport

Abissnet Superiore/ ‘Të vegjëlit e mëdhenj', nuk falin... Erzeni fiton në Kukës, Egnatia nuk ‘dorëzohet’ në Durrës…

Me dy ndeshjet e sotme Kukësi-Erzeni 0-2 dhe Teuta-Egnatia 1-1 mbyllet edhe java e 17-të e Superiores, ku renditja e katër skuadrave që ndjekin Tiranën në krye, është vetëm 5 pikë…

22 Janar 2023, 18:47 Nga DOSJA

Abissnet Superiore/ ‘Të vegjëlit e mëdhenj', nuk

TIRANE - Me dy ndeshjet e sotme është mbyllur edhe java e 17-të e Abissnet Superiores. Në ‘Kukës Arena’, skuadra Erzenit e konfirmoi se është surpriza e këtij sezoni. Shijakasit   kësaj radhe mundën në transfertë verilindorët me rezultatin 0-2.

Kuksianët e nisën më mirë këtë takim duke gjetur rrjetën që në minutën e 3-të, por VAR-i e anuloi golin për një pozicion të parregullt. Më pas në minutën e 37-të ishte Basha ai që humbi një penallti, duke shtuar akoma dhe më shumë presionin psikologjik te vendasit. Nga kjo përfituan shijakasit, që gjetën golin në fundin e pjesës së parë me Alan (45’+2).

Në vazhdim pas pushimit janë përsëri miqtë nga Shijaku që shënojnë. Goditja e Nonatos nuk përfundoi në rrjetë, topi e kishte kaluar vijën fatale, gjë që nuk u pa nga arbitri, por që VAR-i që ndërhyri sërish në minutën e 62-të, duke konfirmuar golin e dytë të fiotres së Erzenit.

Kështu Erzeni shkon në kuotën e 26 pikëve, vetëm 5 më pak se Tirana kryesuese, ndërsa Kukësi mbyll renditjen me 16 pikë, duke konformuar krizën te verilindorët.

Abissnet Superiore/ ‘Të vegjëlit e mëdhenj', nuk

Sakaq, në ‘Niko Dovana’, Teuta dhe Egnatia kanë ndarë pikët, pas një ndeshjeje që u mbyll në barazim 1-1.

Në pjesën e parë të sfidës pati shumë raste të arta nga të dyja ekipet, ku padyshim heronjtë ishin portierët Qirko dhe Sherri. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52-të me Duamenën, i cili realizoi golin e tij të parë me Egnatian.

Më pas baraspesha u vendos në minutën e 70-të nga Kallaku, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke fiksuar shifrat në 1-1. Pas këtij barazimi Egnatia pozicionohet në vendin e 4-të me 26 pikë dhe Teuta në vendin e 8-të me 18 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll