Sport

Alban Elezi, talenti i skive franceze, babai i tij: “Albani për momentin është francez, unë jam shqiptar dhe i tillë do të vdes”...

Skiatori francez por me baba shqiptar është 19 vjeç. Ai nuk di asnjë fjalë shqip, kjo pasi karriera dhe jeta për të është zhvilluar vetëm në vendlindjen e tij në Francë

22 Janar 2023, 20:01 Nga DOSJA

Alban Elezi, talenti i skive franceze, babai i tij: “Albani për

AUSTRI - Alban Elezi është një prej skiatorëve premtues të kombëtares së Francës dhe këtë gjë e tregoi edhe në ditën e parë të Kupës së Botës, që po zhvillohet në St.Anton të Austrisë, ku mori medaljen e argjendtë me vendin e dytë në rrëshqitjen e lirë.

Në një intervistë për ‘Top Channel’, skiatori francez por me baba shqiptar dhe këtë gjë e kupton fare mirë nga emri dhe mbiemri i parë i tij. Sot ai është 19 vjeç nuk di asnjë fjalë shqip, kjo pasi karriera dhe jeta për të është zhvilluar vetëm në vendlindjen e tij në Francë.

“Një ditë më parë u rendita në vendin e dytë dhe e gjithë Franca është krenare për mua. Babai im është shqiptar, unë kam lindur në Francë, kam filluar të skijoj që kur isha 2 vjeç. Të gjithë në familjen time bëjnë ski dhe unë e dua shumë këtë sport. Babai im kur erdhi në Francë bënte ski, ky është edhe profesioni im, tashmë do të dua shumë që të bëhem sa më tepër profesionist të mundem. Sa i përket prejardhjes, familja e babait ka qenë në Shkup, ndërkohë që shumica prej tyre tani janë në Francë".

Alban Elezi, talenti i skive franceze, babai i tij: “Albani për

Po Larën e ndoqët, si ju duk paraqitja e saj?

“Lara është një skiatore impresionuese, është shumë e vogël dhe kaq e mirë. Ajo është një skiatore shumë e shpejtë dhe në kategoritë që janë më teknike, ajo do të jetë shumë më mirë. Në ditët e tjera nuk mora pjesë në gara, sepse ishin vetëm për femra, kështu që m’u desh të kryqëzoja gishtat për Larën dhe padyshim për vajzat e Francës”.

Babai i tij Adnan Elezi, tashmë në moshën 60-vjeçare, e ndan jetën në gjysmë, 30 vitet e para në Shkup dhe të tjerat në Francë.

“Prindërit i kam prej Kosove, anës Kaçankut, ndërkohë që unë jam lindur në Shkup. Erdha në Francë përpara 30 viteve, prej problemeve që kishim me ish-Jugosllavinë. Edhe pse jeta atje më ka sjellë shumë suksese, pasi kam qenë trajner i Ilirisë dhe mundës në Jugosllavi. Në Jugosllavi kam qenë më së paku 15 herë kampion i vendit, por edhe në Francë kur erdha bëja gara. U bëra më pas trajner këtu, ku njoha edhe nënën e Albanit që është ka qenë kampione e Francës në mundje dhe e treta e Europës”.

Alban Elezi, talenti i skive franceze, babai i tij: “Albani për

Keni menduar ndonjëherë që Albani kur të rritej do të bënte sport për Shqipërinë?

“Mendimet kanë qenë të tjera, pasi nuk e dinim që do të arrinte deri në këtë nivel, por Franca ka dhënë shumë për të dhe për momentin është francez. Unë jam shqiptarë gjithmonë, kam qenë dhe do të vdes i tillë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll