Bota

Ishte nisur nga Polonia për në Athinë/ Ngrihet alarm për bombë në avionin me 192 pasagjerë, evakuuohet me shpejtësi në bord

Për shkak të kërcënimit me bombë, avioni shoqërohej nga një palë luftarakë F-16, ndërsa forcat speciale janë zhvendosur edhe në aeroportin Eleftherios Venizelos.

22 Janar 2023, 17:25 Nga a.l
Ishte nisur nga Polonia për në Athinë/ Ngrihet alarm për
Boeing 737

GREQI- Një alarm për bombë u ngrit në një avion, një Boeing 737 i Ryanair me 192 persona në bord, nga Katoëice, Poloni, me destinacion Athinën. Në orën 17:40 avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, ndërkohë që u bë një evakuim i shpejtë dhe një kontroll për mjete shpërthyese.

Për shkak të kërcënimit me bombë, avioni shoqërohej nga një palë luftarakë F-16, ndërsa forcat speciale janë zhvendosur edhe në aeroportin Eleftherios Venizelos, shkruajnë mediat greke. 

Edhe avionët luftarakë hungarez u ngritën më herët për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa siç parashikonte protokolli, Boeing fluturoi mbi hapësirën detare. Në aeroport është siguruar një zonë e veçantë për avionin nga Katovice. Autoritetet shkuan atje me një ekip qensh TEEM./ Dosja.al

alarm per bombe ne avion

Sondazh

Poll