Bota

VIDEO- Masakër në Los Anxhelos gjatë festimeve për Vitin e Ri Kinez, 10 të vdekur dhe 16 të plagosur

Të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme të zonës, ndërsa nuk dihet nëse autori është arrestuar.

22 Janar 2023, 10:45 Nga A.B
VIDEO- Masakër në Los Anxhelos gjatë festimeve për Vitin e
Policia

SHBA- Masakër në Monterey Park, Kaliforni. Mbrëmjen e djeshme, pas orës 22:00, në një zonë të Los Anxhelosit  ku po zhvilloheshin festimet e Vitit të Ri Kinez, janë vrarë 10 persona ndërsa kanë mbetur të plagosur 16. Në atë zonë, po merrnin pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Pritet njoftimi zyrtar i policisë për numrin e saktë të viktimave dhe të plagosurve. 

Festivali i Vitit të Ri Kinez konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në rajon, i cili është i populluar kryesisht nga njerëz me origjinë aziatike dhe do të zgjaste gjithë fundjavën. Në të kaluarën, kanë marrë pjesë mbi 100,000 vizitorë. Një banor vendas deklaroi për mediat se besonte se të shtënat filluan pas përfundimit të festivalit.

Videot tregojnë policinë dhe zjarrfikëset në zonë që ofrojnë ndihmën e parë për viktimat. Të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme të zonës, ndërsa nuk dihet nëse autori është arrestuar.

te shtena ne kaliforni

Sondazh

Poll