Bota

VIDEO/ Taktika e Ukrainës, vëzhgimi nga ajri me dronë për të dokumentuar krimet e luftës nga Rusia

Operatorët të cilët janë angazhuar në këtë çëshjte do të filmojnë çdo ndërtesë të shkatërruar nga sulmet ruse apo vrasje të civilëve.

22 Janar 2023, 10:05 Nga a.l
VIDEO/ Taktika e Ukrainës, vëzhgimi nga ajri me dronë për
DRONET

UKRAINË- Ukraina po lëviz të gjithë gurët për të arritur fitoren ndaj agresionit rus. Së fundmi ata kanë përdoru taktikën e vëzhgimit nga ajri përmes dronëve për të dokumentuar krimet e luftës nga Rusia, shkruajnë mediat e huaja. 

Operatorët të cilët janë angazhuar në këtë çëshjte do të filmojnë çdo ndërtesë të shkatërruar nga sulmet ruse apo vrasje të civilëve. Deri më tani qindra dronë kanë realizuar video të ndryshme në rajonet ukrainase, përfshirë Kharkivin ku pothuajse nuk ka mbetur as edhe një objekt pa u shkatërruar, shkruajnë mediat e huaja. 

Pas analizimit të pamjeve dhe dokumentimit të fakteve, do të ngrihet padi për krime lufte nga Rusia, që filloi pushtimin e këtij vendi në fund të shkurtit të vitit të kaluar.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll