Art&Argëtim

Mbi 30 kocka të thyera në aksidentin me fadrom, si paraqitet gjendja shëndetësore e yllit hollivudian, Jeremy Renner

Aktori, i cili mbushi 52 vjeç një javë pas aksidentit, njihet më së shumti për rolin e Clint Barton/Hawkeye me hark dhe shigjeta në ekskluzivitetin e Marvel. Në Instagram, ai tha se incidenti kishte qenë një "tragjedi për të gjithë familjen time".

22 Janar 2023, 11:48 Nga a.l
Mbi 30 kocka të thyera në aksidentin me fadrom, si paraqitet gjendja
Jeremy Rener

SHBA- Aktori i Hollivudit, Jeremy Renner, ka thënë se ka thyer më shumë se 30 kocka në trupin e tij, kur u godit aksidentalisht nga një pastrues bore në ditën e Vitit të Ri. Aktori i 'Avangers' ka shprëndarë së fundmi një foto nga spitali duke kryer ushtrime për të vënë në lëvizje gjymtyrët e dëmtuara të cilat ai thotë se do të rikuperohen shumë shpejt, shkruan BBC.  

Renner pësoi një traumë të hapur në gjoks dhe lëndime ortopedike ndërsa pastronte borën jashtë shtëpisë së tij në Nevada.
Për ditë të tëra ai u rendit si kritik. Aktori, i cili mbushi 52 vjeç një javë pas aksidentit, njihet më së shumti për rolin e Clint Barton/Hawkeye me hark dhe shigjeta në ekskluzivitetin e Marvel. Në Instagram, ai tha se incidenti kishte qenë një "tragjedi për të gjithë familjen time".

Këto 30 plus kocka të thyera do të shërohen, do të forcohen, ashtu si thellohet dashuria dhe lidhja me familjen dhe miqtë”, shkroi ai, duke falenderuar të gjithë për “mesazhet dhe kujdesin e tyre”.

Shumë të famshëm kanë shkruar mesazhe mbështetjeje për Renner, duke përfshirë bashkë-yjet e tij në Marvel, Chris Hemsëorth dhe Chris Evans.

"Je një mik kampion! Ne të duam", shkroi Hemsëorth, ndërsa Evans tha se sa i ashpër ishte Renner dhe pyeti: "A e ka kontrolluar dikush macen e borës?"

Si ndodhi aksidenti? 

Aksidenti ndodhi pasi një stuhi e Vitit të Ri goditi SHBA-në , duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke hedhur reshje të mëdha dëbore në disa shtete. Renner përdori fadromin e tij për të shpëtuar një anëtar të familjes që po ngiste makinën e tij, por ishte ngecur në dëborë pranë shtëpisë. Renner e tërhoqi me sukses makinën, por kur doli, parmendja filloi të lëvizte ndërsa ishte bosh. Renner po përpiqej të kthehej në sediljen e shoferit për të ndaluar lëvizjen e tij, kur pajisja "jashtëzakonisht e madhe e përplasi. 

jeremy renner

Sondazh

Poll