Art&Argëtim

Brooke Shields zbulon se ishte viktimë e përdhunimit: Ngriva, nuk e kundërshtova, doja të mbetesha gjallë!

Burri e çoi në hotelin e tij, duke pretenduar se donte t'i thërriste një taksi nga dhoma e tij. Më pas, ai shkoi në banjë, nga ku më pas doli lakuriq dhe e përdhunoi.

21 Janar 2023, 19:28 Nga k.m.
Brooke Shields zbulon se ishte viktimë e përdhunimit: Ngriva, nuk e
Brooke Shields

SHBA- Brooke Shields zbuloi në dokumentarin e saj të ri se ishte viktimë e përdhunimit në moshë të re. Në "Pretty Baby: Brooke Shields" , një dokumentar i përgatitur nga aktorja dhe i prezantuar në festivalin e filmit Sundance në SHBA, zbulohet se incidenti i përdhunimit që ka ndodhur gjatë hapave të saj të parë në Hollywood. Edhe pse e mbajti të fshehtë identitetin e abuzuesit të saj, ajo tregoi se si u njoh me të menjëherë pas mbarimit të universitetit, duke besuar se ai do të shkonte në një takim biznesi për të diskutuar për rolin e saj në një film.

Burri e çoi në hotelin e tij, duke pretenduar se donte t'i thërriste një taksi nga dhoma e tij. Më pas, ai shkoi në banjë, nga ku më pas doli lakuriq dhe e përdhunoi.

Aktorja ka shpjeguar se nuk ka tentuar të arratiset pasi kishte frikë se do të provokonte burrin që të ushtronte më shumë dhunë ndaj saj.

“Kisha frikë se do të më mbyste apo diçka tjetër. Pra, nuk bëra shumë rezistencë. nuk e bëra. Unë thjesht ngriva plotësisht. Po mendoja ‘rri gjallë dhe ik,"-shtoi ajo.

Pas sulmit, aktorja nuk e pranoi realitetin. Kështu ajo foli me një mik ekspert të sigurisë, Gavin de Becker, i cili ia bëri të qartë se ajo që i kishte ndodhur ishte përdhunim, për të cilin Shields u përgjigj: Unë nuk isha e përgatitur ta besoja.

Deri më tani, aktorja nuk kishte folur kurrë publikisht për përdhunimin e saj.

“Më janë dashur shumë vite, kam bërë shumë orë psikoterapi që të mund të flas për këtë. Mendoj se më në fund, si shoqëri, po dëgjojmë. U ndjeva gati, ndjeva se duhej të flisja, që vajzat e mia ta dëgjonin. Është diçka që ndodh çdo ditë, kur nuk duhet. E ndava këtë histori për t'u treguar burrave dhe grave që e kanë përjetuar këtë, se mund ta kapërcejnë atë dhe të marrin ndihmë,"- tha Brooke Shields për The Hollywood Reporter.

Dokumentari do të transmetohet në platformën Hulu në dy pjesë. Pjesa e parë i kushtohet mënyrës se si Shields u prezantua si simbol seksi që në moshë shumë të vogël, pas paraqitjes së saj në filmin “Pretty baby” në moshën 11-vjeçare. Në moshën 15-vjeçare, ajo luajti në dy filma të tjerë, “Blue Lake” dhe “Endless Love”, ku kishte skena nudo, ndërsa mori pjesë edhe në një fushatë reklamuese për xhinset Calvin Klein, me sloganin e famshëm “Asgjë nuk futet mes meje dhe 'calvin-ëve' të mi”.

Shields, tani 57 vjeç, tha se ishte momenti i mirë në jetën e saj për t'u shfaqur në një dokumentar. Duke folur për Hollywood Reporter, aktorja deklaroi se në të kaluarën i kishin kontaktuar disa herë për të realizuar një dokumentar, por nuk mendonte se ishte koha e duhur.

brooke shields

Sondazh

Poll