Art&Argëtim

PLAY-LIST/ Këta artistë u ndanë dhe na dhanë 'këngë hakmarrjeje' të mahnitshme

Por këngëtarja kolumbiane, e cila po përballet me autoritetet gjyqësore në Spanjë për evazion fiskal, nuk është e vetmja që ka shkruar një këngë me tekst therës për ish-in e saj.

21 Janar 2023, 18:03 Nga k.m.
PLAY-LIST/ Këta artistë u ndanë dhe na dhanë
Billie Eilish, Shakira dhe Beyonce

SHAKIRA- Kur Shakira së fundmi hyri në studio me Bizarrap, ndarja e saj me ish-futbollistin e Barcelonës Gerard Pique i dha asaj shumë frymëzim. Me tekste si: "Shumë kohë në palestër, por edhe me mendjen duhet të kesh pak punë" dhe e mbushur duhet kuptime të fshehta. Por këngëtarja kolumbiane, e cila po përballet me autoritetet gjyqësore në Spanjë për evazion fiskal, nuk është e vetmja që ka shkruar një këngë me tekst therës për ish-in e saj. Disa artistë të tjerë kanë përdorur zemërimin e një ndarjeje si frymëzim për këngët hit.

"So what?"-Pink

E sapo divorcuar, ajo po kërkon telashe, e gatshme t'i kujtojë vetes se është më mirë vetëm..

"Sorry" - Beyonce

'Lemonade' e vitit 2015 ishte i dedikuar ndaj tradhëtisë, por asnjë këngë në album nuk u godit aq fort për 'të pabesin Jay-Z' sa 'Sorry'. Beyoncé e bën të qartë se ajo do të ketë një jetë të mirë me ose pa një burrë. Ndërsa i thotë Jay-Z të thërrasë "Becky-n me flokë të bukura". "Becky" tani është "figurë mitologjike" e kulturës pop.

"Happier than ever" - Billie Eilish

Ajo që fillon si një këngë e butë, melankolike ndërtohet në një finale të madhe rock, ndërsa Eilish i bërtet ishit të saj për ta lënë më në fund të qetë. 

"Picture To Burn" - Taylor Swift

Taylor Swift ka shkruar shumë këngë ndarjeje në karrierën e saj, por kjo këngë mbetet një nga më të dhunshmet. 'Picture To Burn' është zemërim i pastër - pasi u mashtrua, Swift sulmon, duke kërcënuar me hakmarrje.

"Thank You, next" - Ariana Grande

Grande mund të jetë duke shprehur mirënjohje për marrëdhëniet e saj në të kaluarën në këtë këngë, por kjo nuk e pengon atë të përmendë rastësisht emrat e të gjithë ish-ve të saj. Në videon muzikore, në të cilën ajo shkruan shënime për secilin mashkull që ka pasur në jetën e saj. 

"Cry Me A River" - Justin Timberlake

Justin Timberlake i kushtoi "Cry Me A River" Britney Spears. Në vitin 2012, ai tha në një koncert: Ndonjëherë mendon se ke gjetur dashurinë e jetës tënde, por pastaj e kupton se ajo ishte thjesht një k*****.

billie eilish shakira beyonce

Sondazh

Poll