Art&Argëtim

Kjo është shqiptarja që kujdeset për linjat e Kim Kardashian

Ajo quhet Senada Greca dhe ka disa vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

21 Janar 2023, 22:57 Nga k.m.
Kjo është shqiptarja që kujdeset për linjat e Kim Kardashian
Senada Greca dhe Kim Kardashian

SHBA- Format fizike të Kim Kardashianit kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave. Por zbulohet se kush fshihet pas formave të saj? E gjitha është merita e një shqiptareje. 

Ajo quhet Senada Greca dhe ka disa vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në profilin e saj në Instagram me mbi 3.5 milionë ndjekës, Senada postoi një foto me yllin amerikan të reality show.

KOMENTET QË KANË SHKËMBYER: 

Kjo është shqiptarja që kujdeset për linjat e Kim Kardashian

Senada Greca: Gruaja më punëtore në dhomë! Po e keni dëgjuar mirë! Është nderi im të stërvitem me Kim dhe të shoh personin që ajo është me të vërtetë: punëtore, e përkushtuar, e qëndrueshme dhe e kujdesshme. Ajo punon për 2 orë dhe nuk ankohet kurrë, edhe kur e shtyj të kalojë atë që ajo do të mendonte se janë kufijtë e saj. Unë e di forcën që qëndron brenda saj dhe tani, së bashku, ne po punojmë që Kim të hyjë në forcën e saj. Aq i emocionuar për këtë udhëtim.

Kim Kardashian: Jam shumë e emocionuar për udhëtimin tonë. Duke hyrë në forcë me ju.

Greca është e njohur si instruktore palestre edhe për yje të tjerë si Bebe Rexha, Longoria e Alex Rodriguez.

senada greca

Sondazh

Poll