Aktualitet

Dëbora paralizon 'Rrugën e Arbrit'/ Rruga mbulohet nga akulli, policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë dhe respektoni sinjalistikat

Në zonë, janë vendosur patrullat e policisë, që kërkojnë nga drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass.

22 Janar 2023, 10:17 Nga a.l
Dëbora paralizon 'Rrugën e Arbrit'/ Rruga mbulohet nga
Rruga e Arbrit

DIBËR- Reshje të dendura dëbore kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në Dibër. Problematike shfaqet situata në Bypassin e Murrizit në 'Rrugën e Arbrit' pasi temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrica dhe shtresa akulli në rrugë duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve. Në zonë, janë vendosur patrullat e policisë, që kërkojnë nga drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si pasojë e motit të keq në vendin e quajtur Qafë-Murrizë, ku në intervale të shkurtra kohore bien reshje dëbore, Policia Rrugore ka shtuar masat e saj duke koordinuar veprimet ndërmjet Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Patrullat e Policisë janë në lëvizje të koordinuara dhe me Patrullat e Përgjithshme, duke ndaluar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass.

Duke u nisur nga fakti që gjatë natës temperaturat ulen ndjeshëm dhe mund të krijohen shtresa akulli, Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugën e Arbrit, të tregojnë kujdes në Bypass dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, të cilët janë në patrullim përgjatë gjithë aksit rrugor për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

Ndërkohë firma kontraktore ka tre borëpastruese të cilat vijojnë punën duke e mbajtur të hapur aksin rrugor.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll