Aktualitet

EMRI- DETAJE nga shpërthimi me tritol në Tiranë, 34-vjeçari kishte marrë banesën me qira

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, pasi sasia e lëndës plasëse u hodh në pjesën e verandës.

22 Janar 2023, 10:06 Nga A.B
EMRI- DETAJE nga shpërthimi me tritol në Tiranë,
Policia

TIRANË- Persona të paidentifikuar hodhën mbrëmjen e djeshme sasi tritoli në banesën e Demir Carës. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, pasi sasia e lëndës plasëse u hodh në pjesën e verandës. Dosja.al ka mësuar se banesa është marrë me qira nga Cara, i cili është punëtor ndërtimi në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 00:05, në rrugën "Ndoc Martini". Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. Nuk dihet ende nëse ky sulm është bërë për ndonjë konflikt të mëparshëm që Cara ka pasur. Pritet të merret dëshmia e tij për të zbuluar më shumë detaje.

demir cara tritol ne tirane

Sondazh

Poll