Sport

Bundesliga/ Këlni tregohet i pamëshirshëm, ‘e shkel me këmbë’ Werder Bremenin...

7-1! Me këtë rezultat, Këlni ngjitet me tre pozita dhe tashmë zë vendin e 10-të, me 20 pikë, ndërsa Werder Bremen ruan vendin e nëntë, me 21 pikë.

21 Janar 2023, 21:34 Nga DOSJA
Bundesliga/ Këlni tregohet i pamëshirshëm, ‘e shkel me

GJERMANI - Këlni aplikoi, këtë të shtunë, një mposhtje ‘të modës së vjetër’ (7-1) ndaj Werder Bremenit, në javën e 16-të të Bundesligës.

Këlni ishte në epërsi 5-0 pas 36 minutash, me golat e Maina (9'), Tigges (16' dhe 21'), Skhiri (31') dhe Huseinbasic (36'). Edhe para pushimit, Werder Bremen reduktoi, me anë të Fullkrug (38').

Veç kjo ishte pak. Në pjesën e dytë, Këlni shënoi edhe dy gola të tjerë. Skhiri shënoi dy herë, në të 54' dhe Friedl në autogolin e tij në 77' mbylli rezultatin 7-1. Me këtë rezultat, Këlni ngjitet me tre pozita dhe tashmë zë vendin e 10-të, me 20 pikë, ndërsa Werder Bremen ruan vendin e nëntë, me 21 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll