Sport

Atlético Madrid 'mbaron punë' me Valladolidin vetëm në pjesën e parë…

Me këtë triumf, ‘bardhekuqtë’ mbeten në vendin e 4-të, i fundit për hyrjen në Champions League, duke arritur tashmë 31 pikë.

21 Janar 2023, 21:17 Nga DOSJA
Atlético Madrid 'mbaron punë' me Valladolidin vetëm

SPANJE - Atlético Madrid priti dhe mposhti Valladolidin me një rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e javës së 18-të të La Ligës, me golat e shënuar nga Álvaro Morata (18'), Antoine Griezmann (23') dhe Mario Hermoso (28').

Me këtë triumf, ‘bardhekuqtë’ mbeten në vendin e 4-të, i fundit për hyrjen në Champions League, duke arritur tashmë 31 pikë. Ndërsa Valladolid është në vendin e 17-të, i pari mbi rënien, me 17 pikë, mesatarisht një pikë në javë.

Duhet theksuar se kjo ishte humbja e pestë radhazi në pesë ndeshje zyrtare për Valladolidin, pa fituar që nga udhëtimi në fushën modeste të Arenas FC, për Kupën e Mbretit, më 21 dhjetor.

Sa për djemtë e Diego Pablo Simeones, pas disfatës ndaj Barcelonës (0-1) dhe barazimit (1-1) në Almeria, ‘bardhekuqtë’ e Madridit i janë rikthyer rrugëve të fitoreve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll