21 Janar 2023, 19:40
Nga DOSJA

SPANJE - Gazetat kryesore në Spanjë, si "El País" dhe "El Mundo" të Madridit dhe "El Periódico" e Barcelonës, publikuan pjesë nga dëshmia e dhënë për drejtësinë nga gruaja që akuzon Daniel Alves për sulm seksual. Lojtari është në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht. Ai mohon të ketë kryer veprën për të cilën akuzohet.
Sipas raportimeve të publikuara nga shtypi spanjoll, viktima ka thënë në deklaratën se më 30 dhjetor 2022, ka qenë në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, kur grupit ku ajo bënte pjesë, mori një ftesë për të hyrë në një zonë VIP. Një kamarier i çoi në një tavolinë ku ndodhej Daniel Alves, të cilin viktima fillimisht nuk e njohu. Një grup meksikanësh, miq të lojtarit, e prezantuan atë me të.
Sipas gazetave, viktima i tha gjykatës, se ajo dhe Daniel Alves kanë kërcyer së bashku derisa lojtari “i kapi dorën disa here dhe e çoi te penisi i tij, të cilin ajo e tërhoqi e frikësuar”. Rreth orës 4:30 të mëngjesit, ai i kërkoi asaj që ta ndiqte në një derë. Sapo hynë brenda, ajo kuptoi se ishte në një banjë. Aty do të kishte ndodhur sulmi.
Gjithmonë sipas dëshmisë së akuzueses, ajo kishte tentuar të largohej nga banja, por u pengua nga lojtari. Ajo i tha policisë se Daniel Alves depërtoi në të me dhunë, derisa ejakuloi. Ai do të ishte i pari që do të dilte nga banja. Kur ajo u largua, i tha një shoku se çfarë ndodhi. Kur sigurimi i lokalit u informua, Alves ishte larguar nga klubi.
Viktima ka shkuar menjëherë për analiza në spital. Sipas gazetave spanjole, këto teste zbuluan praninë e spermës në veshjen e saj, gjë që kishte mbështetur vendimin e ndalimit parandalues nga drejtësia. Dy ditë më vonë, ajo ka denoncuar në polici rastin, e cila ka nisur hetimet.
Gjithashtu sipas gazetave “El País”, “El Mundo” dhe “El Periódico”, lojtari ka kundërshtuar veten gjatë deklaratës. Fillimisht ai tha se nuk e njihte viktimën, se nuk kishte asnjë kontakt me të. Më vonë, Daniel Alves do ta kishte pranuar se kishte një lidhje, por se ajo ishte konsensuale. Ky ndryshim i versionit do të kishte përforcuar edhe argumentet e mbrojtjes. Gazetat spanjolle pretendojnë se një dëshmitar konfirmoi rrëfimin e viktimës.
Gjyqtarja Maria Concepción Canton Martín, e gjykatës paraprake 15 të Barcelonës, urdhëroi paraburgimin pa kusht për Daniel Alves, në përputhje me kërkesën e Prokurorisë Publike.
39-vjeçari u dërgua në Qendrën Penitenciare “Brians 1” në periferi të Barcelonës. Daniel Alves mohon të gjitha akuzat. Dënimi për krimet e sulmit seksual në Spanjë mund të arrijë deri në 15 vjet burg, në varësi të seriozitetit të çështjes.

B.T (Dosja.al)
Sport
21 Janar 2023, 18:52
SPANJE - Daniel Alves është arrestuar në Spanjë, i akuzuar për sulm seksual. Nëse shpallet fajtor, dënimi i tij m...
Sport
21 Janar 2023, 18:30
TIRANE - Përfundojnë tri ndeshjet e para të javës së 17-të Abissnet Superiores, bardheblutë e Tiranës, në ‘...
Sport
21 Janar 2023, 17:19
ANGLI - Ndeshja mes Southampton dhe Aston Villa, e vlefshme për javën e 21-të të Premier Ligës, është ndërprerë p&e...
Sport
21 Janar 2023, 16:42
ANGLI - Përfundon pa gola ndeshja e madhe e javës së 21 të Premier League mes Liverpool dhe Chelsea. Në Anfield përfundoi 0-0, me ...
Sport
21 Janar 2023, 16:26
TIRANE - Java e 17-të e Kampionatit të 84-t të Abissnet Superiores ka startuar me ndeshjen Kastrioti-Partizani, e cila ka përfunduar me re...
Sport
21 Janar 2023, 16:03
AUSTRI - Me tre podiume dhe 3 medalje të arta në 4 garat e zhvilluara në këtë javë të Kupës së Botës...
Sport
21 Janar 2023, 15:51
KOSOVE - Ish-mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare, ka firmosur deri në vitin 2025 me kampionët e Ballkanit të Suharekës...
Sport
21 Janar 2023, 15:31
TURQI - Portokallëzinjët e Ballkanit të Suharekës, që drejtohen nga trajneri Ilir Daja, ka mposhtur skuadrën e Llapit me rezulta...
Sport
21 Janar 2023, 14:40
PORTUGALI - "Një revolucionar futbolli". Në këtë mënyrë Deco fillon duke lavdëruar José Mourinhon. Trajneri ...
Sport
21 Janar 2023, 11:59
ITALI - Skandali i “Plusvalenzave” e ka çuar Juventusin të përballet me “kambanën” e madhe të zbr...