21 Janar 2023, 20:27
Nga k.m.
Pjerin Ndreu
LEZHË- Pjerin Ndreu, kryetar i bashkisë së Lezhës ka folur në lidhje me situatën e krijuar në këtë bashki me përmbytjet pas reshjeve të ditëve të fundit. Në një lidhje "Skype" në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, Pjerin Ndreu ka deklaruar se për momentin situata është nën kontroll dhe se nuk ka lindur nevoja për evakuimin e banorëve.
Pjesë nga biseda:
Pjerin Ndreu: Për momentin situata në qytet është normalizuar, është përmirësuar ndjeshëm, prurjet e Drinit janë në nivele më të ulëta. Kemi shkuar sot në të gjithë shtëpitë u mund të kishte probleme dhe jemi në gatishmëri nëse krijohet një situatë ku mund të kërkohet evakuimi i ndonjë qytetari apo të lindë nevoja për dërgimin e ushqimeve. Jeta e qytetarëve është prioritet.
Nisida Tufa: Uji ka shkuar pranë oborreve të banesave, qytetarët ankohen për kanalet e kullimit
Pjerin Ndreu: Bashkia Lezhë ka hapur në 3 vite e gjysme, 400 km kanale kulluese. Ka akoma punë për të bërë, por nëse këto kanale nuk po të ishin hapur situata do të ishte katastrofë. Ka qenë puna me to që ka amortizuar shumë ngjarje të pakëndshme që do të kishin ndodhur. Uji është në oborr por nuk ka hyrë në asnjë banesë. Kemi shpresë se situata do neutralizohet. Reshjet vijojnë dhe në zonat malore përrenjtë kanë nisur të shkarkojnë. Do të kemi probleme në disa ditë në vijim.
Nisida Tufa: Bllokimi i rrugës Lezhë- Milot. Si është situata?
Pjerin Ndreu: Rruga Lezhë Milot nuk është bllokuar, është rruga e vjetër ajo që ka probleme. Rruga kryesore ka qenë e aksesueshem gjatë të gjithë kohës.
Nisida Tufa: Çfarë është vështirësi për Lezhën që duhet të rregullohet kur ka intensitet reshjesh?
Pjerin Ndreu: Puna nuk ka fund, jemi një zonë që gjithmonë ka pasur probleme. Me punën e bërë situata vihet nën kontroll shumë më shpejt. Në qytet uji është tërhequr në vetëm 8 orë. Lezha është zonë në nivel të ulët me detin.
Nisida Tufa: Ka nevojë për ndihmë nga rrethet e tjera?
Pjerin Ndreu: Kemi kërkuar për të qenë të sigurt ndihmë nga ushtria por nuk ka lindur nevoja të ndërhyjnë sepse e kemi mbajtur në kontroll vetë.
Nisida Tufa: Sa hektarë tokë janë përmbytur?
Pjerin Ndreu: 200 hektarë tokë, shumë më pak se herën e parë.
pjerin ndreu moti i keq ne shqiperi
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:48
k.m.
“Amerikani”
GREQI- Zbardhet vrasja në Kalamatë e 47-vjeçari, i njohur nga autoritetet për çështje droge, i ci...
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:42
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fun...
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:30
k.m.
Mjegulla në Qafë Thanë
POGRADEC- Moti i keq në vend ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa zona t...
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:28
k.m.
Pemët e ullirit
Shqipëria po shënon nivele të larta të prodhimit të vajit të ullirit, por eksportet mbeten tejet të...
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:21
k.m.
Pamje nga trafiku
DIBËR- Disa dhjetra makina janë bllokuar në Klos-Qafë-Murrizë në Rrugën e Arbrit, për shkak t&eum...
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:19
k.m.
Pamje nga Këlcyra
KËLCYRË- 5 banesa në fshatin Katundishte në Bashkinë Këlcyrë kanë pasur probleme nga reshjet...
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:16
k.m.
Pamje nga vrasjet e 21 janarit
Në Tiranë, familjarë të viktimave dhe pushtetarë socialistë nderuan sot në Shëtitore...
Aktualitet
21 Janar 2023, 18:23
k.m.
Artan Hoxha dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar të dhënat më të fundit lidhur me zhdukjen e ...
Aktualitet
21 Janar 2023, 18:18
k.m.
]
Artan Hoxha dhe Plarent Dervishaj
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar takimin që ka pasur me Plarent Dervishajn në Dubai, ...
Aktualitet
21 Janar 2023, 18:15
k.m.
Artan Hoxha dhe Ndrea Prendi
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjet e ndodhura në 21 janar 2011, ku mbetën të vrar&eum...