Aktualitet

Kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 33-vjeçari në Ballsh

Pasi kundërshtoi efektivët për vendosjen e gjobës, 33-vjeçari me iniciale D.Z është vënë në pranga dhe dërguar në komisariatin e Mallakastrës.

21 Janar 2023, 13:54 Nga I.A

Kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 33-vjeçari

BALLSH- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Ballsh. Mësohet se arrestimi i të riut ka ardhur për shkak se ka kundërshtuar masën administrative që i është vendosur vëllait të tij. Pasi kundërshtoi efektivët për vendosjen e gjobës, 33-vjeçari me iniciale D.Z është vënë në pranga dhe dërguar në komisariatin e Mallakastrës.

Njoftimi i Policisë:

Kundërshtoi dhe pengoi punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme për të mos i vendosur masë administrative vëllait të tij, i cili u konstatua në shkelje të sinjalistikës rrugore, vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 33 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka kundërshtuar dhe ka tentuar të pengojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Mallakastër, të cilët, në përmbushje të detyrave funksionale, ishin duke ndëshkuar me masë administrative vëllain e 33-vjeçarit, për shkelje të sinjalistikës rrugore. 

policia e ballshit

Sondazh

Poll