Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Merret masa e sigurisë për 5 'miqtë' e Plarent Dervishajt, GJKKO i lë në burg
SPAK i kërkon 4 të arrestuarit se janë në krye të komplotit për vrasjen e Arjan Ndojës dhe "Rrumit" të Shijakut, ose siç njihet ndryshe Aleksandër Laho. Plarent Dervishaj ndodhet në Dubai, i cili u arrestua për vrasjen e Vajdin Lames në 2005, falë dëshmisë së Luftar Reçit por rifitoi lirinë pasi mes dy vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi. Hasmëria e tij ka nisur pas atentatit të 2019, ku Dervishajt iu bë pritë
TIRANE- 5 të akuzuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja janë lënë në burg. Vendimi është marrë gjatë seancës së sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 5 të arrestuarit e operacionit "Komploti" akuzohen për organizimin dhe pjesëmarrjen aktive në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Pas seancës, avokati i Akil Ndërjakut tha pas seancës se do ta apelojnë vendimin e shkallës së parë.
"U paraqitën disa fakte nga organi i akuzës. Ne patëm kundërshtimet tona. Tani do kundërshtojmë vendimi e Gjykatës në Gjykatën e Apelit dhe të shohim."
Të arrestuarit janë:
Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku
Marsel Deçka
Endrit Sinani
Julian Pjetri
Bashkim Haxhija
Të shpallur në kërkim: Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja, A.SH (Badi), Julian Meçe.
Por pse akuzohen? SPAK i kërkon 4 të arrestuarit se janë në krye të komplotit për vrasjen e Arjan Ndojës dhe "Rrumit" të Shijakut, ose siç njihet ndryshe Aleksandër Laho. Plarent Dervishaj ndodhet në Dubai, i cili u arrestua për vrasjen e Vajdin Lames në 2005, falë dëshmisë së Luftar Reçit por rifitoi lirinë pasi mes dy vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi. Hasmëria e tij ka nisur pas atentatit të 2019, ku Dervishajt iu bë pritë.
Grupi u zbulua nga dëshmia e Nuredin Dumanit por edhe dy të penduarve të tjerë të drejtësisë. Si ndodhi atentati ndaj Ndojës? Më 1 nëntor 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Për ngjarjen janë duke u gjykuar në shkallën e parë edhe Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, të akuzuar si qitës në atentat./Dosja.al
Sondazh
Vrasja e Ziver Veizit në protestë, flet mbesa e tij: Shpresën e kemi te SPAK-u, nuk do reshtim së kërkuari drejtësi
Varrezat TIRANË- Mbesa e Ziver Veizit, Zamira ka folur ditën e sotme në lidhje me vrasjen e tij 12 vite më parë në prote...
Moti i keq në Shqipëri/ DW: Përmbytje e dëme nga reshjet e shiut e dëborës
Përmbytje TIRANË- Sipas burimeve zyrtare në veriun e Shqipërisë, kryesisht në zonën e Lezhës dhe të Shkodr&eum...
Prita e vdekjes/ Pse 'Banda e Durrësit' 'pajtoi' Rrajat për atentatin e Ndojës dhe Rrumit, mafia e tokave në Hamallaj dhe Lalz futi në skenë Plarent Dervishajn
Plarent Dervishaj TIRANE- Tashmë për SPAK është e qartë se konflikti për pronat është edhe një nga arsyet e at...
Pjesë e një grupi që trafikonte drogë/ Arrestohet 28- vjeçari shqiptari në Itali, pritet ekstradimi në Zvicër
Policia Italiane ITALI- Një 28- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu s...
Shisnin automjete përmes kontratave noteriale false/ Arrestohet 38- vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori i tij (EMRI)
POLICIA TIRANË- Një 38-vjeçar i identifikuar me emrin Elton Rrushi, është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa...
VIDEO/ I ftohti mbërthen vendin, reshje të dendura bore në veri dhe jug, ARRSH apel shoferëve: Ulni shpejtësinë, vendosni zinxhirë
Reshje Bore MALIQ- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel ndaj shoferëve të mjeteve të ulin shpjetësinë e të pajis...
Trafik droge dhe armëmbajtje pa leje/ Arrestohen dhe dënohen 3 shqiptarë në Itali, çfarë u gjet në banesën e tyre? (EMRAT)
Itali ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar në Brindisi të Italisë, pasi akuzohen për trafik ndërkombë...
Vendoste matës të energjisë elektrike kundrejt pagesës, arrestohet punonjësi i OSHEE në Tiranë
Foto ilustruese TIRANË- Një punonjës i OSHEE është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për korrupsion pasiv...
Banorët e Pogradecit 3 ditë pa ujë të pijshëm, shkak defekti në ujësjellës kanalizimet nga punimet
Foto Ilustruese POGRADEC- Banorët e Pogradecit tashmë prej 3 ditësh janë pa ujë të pijshëm. Mësohet se shkak pë...
Bilanci i ri i motit në Veri/ Aksi Shkodër-Theth, Shkodër-Vermosh dhe Bogë-Theth të pakalueshëm, 200 familje pa energji elektrike
Moti i keq në veri SHKODËR- Reshje të dendura bore kanë bllokuar disa akse rrugore në veri të vendit. Sipas bilanti më t...
