Aktualitet

Trafik droge dhe armëmbajtje pa leje/ Arrestohen dhe dënohen 3 shqiptarë në Itali, çfarë u gjet në banesën e tyre? (EMRAT)

Sipas mediave italiane, hetimet kanë nisur që në vitin 2018 nga njësia e policisë së Leçes.

21 Janar 2023, 10:44 Nga a.l
Trafik droge dhe armëmbajtje pa leje/ Arrestohen dhe dënohen 3
Itali

ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar në Brindisi të Italisë, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës. Mediat italiane të cilat u referohen hetimeve për rastin, raportojnë se të arrestuarit janë identifikuar me emrat: Gentian Ceku 44 vjeç i dënuar me 12 vite burg, Artur Licaj 55 vjeç, i dënuar me 18 vite burg dhe Ergi Xhamia 26 vjeç, i dënuar me 12 vite burg.

Sipas mediave italiane, hetimet kanë nisur që në vitin 2018 nga njësia e policisë së Leçes. Në atë kohë ishin një çift shqiptarësh të përfshirë, të cilët konsideroheshin si organizatorë të shitjes së drogës. Përveç trafikut të drogës, shqiptarët e dënuar akuzohen edhe për mbajtje së armëve pa leje, dëmtim, shkelje dhe vetëpastrimit të parave. Pas arrestimit, është kryer një kontroll në banesë, ku u gjetën dhe u sekuestruan 57 kg kokainë, 200 gr heroinë, rreth 20 kg lëndë prerëse, mbi 200 euro kesh, 2 pistoleta dhe një karikator, si dhe 2205 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll