Aktualitet

Pjesë e një grupi që trafikonte drogë/ Arrestohet 28- vjeçari shqiptari në Itali, pritet ekstradimi në Zvicër

Shqiptari i cili kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar në pritje nga gjyqësori i Ticino-s, u arrestua nga autoritetet gjermane dhe më pas u ekstradua në Zvicër. 

21 Janar 2023, 11:00 Nga a.l
Pjesë e një grupi që trafikonte drogë/ Arrestohet 28-
Policia Italiane

ITALI- Një 28- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar banonte në Gjermani dhe ndodhet në paraburgim në Ticino që prej datës 17.01.2023 në kuadër të një hetimi antidrogë të kryer nga hetuesit e kantonalit. 

Shqiptari i cili kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar në pritje nga gjyqësori i Ticino-s, u arrestua nga autoritetet gjermane dhe më pas u ekstradua në Zvicër. 28-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në një aktivitet të rëndësishëm tregtimi kokaine, për një sasi prej disa kilogramësh, në zonën e Ticino-s, veçanërisht në zonën e Sottocenerit. Hetimi përfshin rreth 10 persona të tjerë e cila koordinohet nga prokurorja publike Margherita Lanzillo./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll