Aktualitet

VIDEO/ I ftohti mbërthen vendin, reshje të dendura bore në veri dhe jug, ARRSH apel shoferëve: Ulni shpejtësinë, vendosni zinxhirë

Problematike paraqitet situata në akset rrugore, Qafë-Plloçë Kapshticë, Korçë-Ersekë, Libonik-Maliq etj., ku po punohet me mjete borëpastruese që qarkullimi i automjeteve të bëhet pa problem.

21 Janar 2023, 10:52 Nga a.l
VIDEO/ I ftohti mbërthen vendin, reshje të dendura bore në veri
Reshje Bore

MALIQ- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel ndaj shoferëve të mjeteve të ulin shpjetësinë e të pajisen me zinxhirë e goma dimërore, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë bllokuar disa akse rrugore. Sipas njoftimit, reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës në zonat malore të vendit. Problematike paraqitet situata në akset rrugore, Qafë-Plloçë Kapshticë, Korçë-Ersekë, Libonik-Maliq etj., ku po punohet me mjete borëpastruese që qarkullimi i automjeteve të bëhet pa problem. Sakaq, në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazdhon rënia e orteqeve. 

"Reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë natës në zonat malore të vendit. Kanë filluar reshjet e dëborës edhe në Qafë Plloçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Libonik-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Qafë Mali-Fierzë , Pukë Fushë Arrëz-Kukës ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës në të gjitha akset me prezencë dëbore për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore", njofton ARRSH. 

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll