Aktualitet

Shisnin automjete përmes kontratave noteriale false/ Arrestohet 38- vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori i tij (EMRI)

Arrestimi i 38- vjeçarit është bërë në kuadër të operacionit të koduar 'Mekanizmi'. 

21 Janar 2023, 10:57 Nga a.l
Shisnin automjete përmes kontratave noteriale false/ Arrestohet 38-
POLICIA

TIRANË- Një 38-vjeçar i identifikuar me emrin Elton Rrushi, është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. Policia njofton se në bashkëpunim përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar ata, dhe më pas i shisnin nëpërmjet kontratave noteriale false. Arrestimi i 38- vjeçarit është bërë në kuadër të operacionit të koduar 'Mekanizmi'. 

NJOFTIMI i POLICISË: 

Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar "Mekanizmi".

Përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar ata, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale false, vihet në pranga 38-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i provave të siguruara nga një hetim disamujor, i ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Mekanizmi".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë "Arrest në burg", caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin:

- E. Rr., 38 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. B., si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll