Aktualitet

PAMJET/ Homazhet për 21 janarin, Rama vë karafila të kuq në bulevard me familjarët e 4 viktimave të protestës

Ky është një ritual i përvitshëm nga Rama që merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në bulevard.

21 Janar 2023, 10:06 Nga f.g
PAMJET/ Homazhet për 21 janarin, Rama vë karafila të kuq në
Rama me familjaret

TIRANE- Familjarët e 4 viktimave të protestës së 21 janarit 2011 kanë zhvilluar sot homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe kanë vendosur karafila në pllakadat ku u vranë protestuesit. Bashkë me ta ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, kryetar i PS dhe organizator i protestës së asaj kohe.

Kryeministri i mblodhi rrethin e ngushtë të familjarëve të katër viktimave në kryeministri në përkujtimin e viktimave të 21 janarit. Ky është një ritual i përvitshëm nga Rama që merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në bulevard.  Bashkë me Ramën sot në ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. 

Por çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi dje audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

edi rama 21 janar 2011

Sondazh

Poll