Sport

Klopp, 1000 ndeshje dhe "mjekra më gri"…

“Nuk e di nëse është për shkak të moshës, apo për shkak të Liverpoolit. Unë bëj punën që më pëlqen”

20 Janar 2023, 21:27 Nga DOSJA
Klopp, 1000 ndeshje dhe "mjekra më gri"…

ANGLI - Jurgen Klopp do të luajë ndeshjen e 1000-të të karrierës së tij këtë të shtunë kundër Chelseas. Trajneri i Liverpool ndihet i bekuar për atë që bën dhe për arritjen e këtij momenti historik.

“Është diçka mbresëlënëse. Ndihem i bekuar. Natyrisht, tre klube më dhanë mundësinë të bëj punën time. Është një numër i pabesueshëm, sinqerisht. Por mjekra tani është vërtet gri. Nuk ishte kështu kur arrita këtu. Nuk e di nëse është për shkak të moshës, apo për shkak të Liverpoolit. Unë bëj punën që më pëlqen, në klubet që më pëlqejnë, për të cilat ndihem i bekuar”,- tha trajneri.

Jurgen Klopp nuk po mendon të ndalet: “Më pëlqen ende ajo që bëj. Për mua është puna më e mirë në botë. Nuk është një punë relaksuese, as një punë ku ke shumë pushime, por më pëlqen shumë dhe ndihem i bekuar që kam punën që kam.”

Trajneri gjerman e nisi te Mainz, ku kaloi shtatë sezone e gjysmë. Më pas ai shkoi në Dortmund në vitin 2008, ku qëndroi për shtatë vjet. Ai mbërriti në Liverpool në vitin 2015.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll