Sport

Greku Zagklis i hap ‘derën’ e FIBA-s, kthimit të Rusisë në skenën ndërkombëtare...

Sekretari i përgjithshëm, Andreas Zagklis, siguron se “nëse rrethanat e lejojnë, do të kërkojmë ndryshime, sepse nuk ka dyshim se Rusia është një fuqi shumë e madhe në basketbollin botëror”.

20 Janar 2023, 20:59 Nga DOSJA
Greku Zagklis i hap ‘derën’ e FIBA-s, kthimit të

ZVICER - Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka ndaluar Rusinë dhe Bjellorusinë të konkurrojnë në nivel ndërkombëtar edhe pse ka kërkuar një rrugë kthimi për atletët e tyre përpara  Olimpiadës 2024.

I pyetur për qëndrimin e FIBA-s, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, greku Andreas Zagklis, shpjegoi se tashmë janë marrë vendime në lidhje me këtë dhe se ato do të rishqyrtohen nga Bordi i Drejtorëve në muajin maj, sipas progresit që ka ndodhur. Menaxheri helen ia la hapur derën Rusisë për t'iu bashkuar turneut të FIBA-s në të ardhmen e afërt.

“Sporti ynë ka treguar, siç ndodhi në Atlanta (1996) me Jugosllavinë, se kur ka vullnet, ka një rrugë. Nëse rrethanat e lejojnë, do të kërkojmë disa ndryshime, sepse nuk ka dyshim se Rusia është një fuqi shumë e madhe në basketbollin botëror”,- tha Zagklis për  gazetën greke Amarysia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll