Sport

ANKANDI! Çmenduri për fanelën e Leo Messit në ndeshjen ndaj Cristianos…

Fanela e argjentinasit del në ankand në faqen e PSG-së dhe tashmë ka arritur shifra të tepruara.

20 Janar 2023, 19:01 Nga DOSJA

ANKANDI! Çmenduri për fanelën e Leo Messit në ndeshjen

FRANCE - Si zakonisht, PSG ka nxjerrë në shitje fanelat që ka përdorur në ndeshjet e tyre dhe me këtë ka bërë edhe me ato të miqësores kundër ekipit të seleksionuar të Riadit, në turin e tyre në Arabinë Saudite. 

Një nga stimujt e kësaj përplasjeje ishte që të shihej sërish në fushë dueli mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, i cili, siç parashikohej, do të jetë i fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Saint-Germain (@psg)

Ndeshja krijoi aq shumë pritshmëri, sa që pas nxjerrjes së fanelave në shitje, ajo e Leo Messit tashmë ka arritur një numër të lartë në ankand. Ankandet zgjasin rreth një javë dhe të gjitha fanelat kanë një ofertë fillestare prej 89 euro. Fansat mund të gjurmojnë çdo ofertë të vendosur në kohë reale. Duke qenë se këto janë fanela të veshura nga futbollistët, ato mbajnë markat tregtare të lojës dhe u dorëzohen blerësve me një certifikatë origjinaliteti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Deri më tani rekordin e mban një tifoz kinez që bleu uniformën e Messit për 47.300 dollarë. Fanela e Messit në duelin kundër Cristianos aktualisht kushton gati 25 mijë euro, por kanë mbetur edhe 8 ditë për mbylljen e ankandit, çka sugjeron se shifrat mund të rriten në ditët në vijim.

ANKANDI! Çmenduri për fanelën e Leo Messit në ndeshjen

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll