Sport

Ceccarelli-Colturit, dyshja e artë e skive shqiptare…

Një familje skiatorësh që i janë ngjitur malit që në muajin korrik për të qenë në majën e Botës

20 Janar 2023, 20:00 Nga DOSJA

Ceccarelli-Colturit, dyshja e artë e skive shqiptare…

AUSTRI - Lara Colturi sot një kampione bote për Shqipërinë është në qendrën e vëmendjes së specialistëve të skive. Veç rezultateve në çdo koment për të flitet, si e bija e Daniella Ceccarellit, ish-kampionatia olimpike italiane, që sot është edhe trajnerja e së bijës. Në një intervistë për ‘Top Channel’ ajo tregon për këtë paraqitje të sportistes shqiptare në aktivitetin botëror.

“Jemi shumë të kënaqur për Larën, pasi për të ishte hera e pare në shumë gjëra, hera e parë në një Botëror, hera e parë në kategorinë Daun Hill, një kategori që është shumë e shpejtë, me skitë e gjata arrihen shpejtësi rreth 116-117 km/ h dhe për një vajzë që vjen nga kthesat e ngushta të Sllallomit apo Gjigantit, ishte një kapërcim i madh. Fakti që arrti në vendin e katërt në garën e një dite më pare, ku nuk kish provuar më parë sigurisht që është për t’u përgëzuar. Nëse do ta shohim garën me lupë, ajo pagoi pak mungesën e eksperiencës, pasi është vetëm 16 vjeç”.

Në garën e një dite më parë Lara ishte e para në dy sektorët e parë, ndërkohë që në të tretin gaboi duke rrezikuar, por që ia doli të mbarojë garën dhe të dalë e katërta. Si për ironi të fatit, ishte e njëjta pjesë, ku nëna e saj vite më pare ka gabuar në të njëjtën formë.

“Ishte viti 2007, unë kthehesha pasi kisha lindur Larën dhe ajo ishte rreth 1 vjeç e pak dhe ajo më priste në finish. Doja shumë të rikthehesha e të isha mes ‘Top10’ më të mirave në Botë. Edhe unë isha në krye më e shpejtë në dy sektorët e parë dhe humba pikërisht në atë gropën ku humbi edhe Lara, vetëm dy porta nga finishi. Ishte e njëjta gropë në pistë dhe këtë me sa duket duhet ta mësojmë familjarisht”…

Ceccarelli-Colturit, dyshja e artë e skive shqiptare…

Colturi, së bashku me nënën dhe babain e saj që janë trajnerët, që prej muajit korrik nuk sheh lartësi nën 1500 m, ose asgjë tjetër veç dëborës dhe pistës së skive.

“Në këto momente duket që po ndihen shenjat e lodhjes, sezoni i saj ka filluar në muajin korrik, ndërsa konkurentet e saj kanë filluar në tetor dhe nëntor. Na u desh të ishim në Amerikën Latine për pikët e Botërorit. Por ka një të mirë, tani është e karikuar me kaq shumë rezultate të mira, kërkon objektiva të rinj, por nga ana tjetër më pyet kur mbaron ky sezon”?! (qesh)

Ceccarelli thotë se Lara në këtë moshë është më mirë se sa ajo, po çfarë ka më shumë se sa një medalje e artë olimpike?

“Medalja e artë olimpike që unë kam fituar ka shumë gjëra brenda, duhet edhe fat që unë e di nga eksperienca, por ne duhet të jemi të fokusuar tek procesi, tek procesi i përmirësimit, më pas rezultatet vijnë, ato nuk varen nga ne. Ne mund t’i mësojmë se si të skijojë, të përmirësohet me teknikën dhe të bëjë sa më pak gabime, më pas, nëse do të jesh e para e dyta apo e treta, për këtë duhet edhe pak fat”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll