Sport

VIDEO/ Tingujt e Himnit Kombëtar të Shqipërisë ‘ushtojnë’ edhe në Austri!...

Në sfond dëgjohen edhe zërat e disa fansave shqiptarë emigrantë, të cilët kanë ardhur për ndjekur garat në Sant’Anton të Austrisë, që këndojnë Himnin tonë Kombëtar.

20 Janar 2023, 19:23 Nga DOSJA

VIDEO/ Tingujt e Himnit Kombëtar të Shqipërisë

AUSTRI - Nuk kishte ndodhur ndonjë herë më parë. Por ja, skiatorja e talentuar 17-vjeçare Lara Colturi, e bëri të mundur një gjë të tillë, në garat që po zhvillohen për Kupën e Botës në Austri.

Pas përfundimit të garës së sllallomit G, ku përfaqësuesja e Shqipërisë, Lara Colturi, zuri vendin e parë dhe u shpall kampione e Botës për të reja, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së medaljeve. Pas ndarjes së tyre, u ekzekutuar për herë të parë në një garë skish, edhe Himni Kombëtar i Shqipërisë. Ndiqeni ceremoninë...

Në sfond dëgjohen edhe zërat e disa fansave shqiptarë emigrantë, të cilët kanë ardhur për ndjekur garat në Sant’Anton të Austrisë, që këndojnë me krenari Himnin tonë Kombëtar. Bravo Lara Colturi, të lumtë…


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll