Joana Sanz mbron bashkëshortin e saj Dani Alves, i akuzuar për sulm seksual: "E di kush është dhe sa i respektueshëm është"...
SPANJE - Modelja Joana Sanz, gruaja e Dani Alves, ka folur në emisionin “Y ahora Sonsoles” në Antena 3 për akuzë...
Në një emision televiziv adoleshenti, që sot drejton Manchester United i ka dhënë ‘një leksion’ futbolli të famshmit Johan Cruyff

HOLANDE - Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United, ka patur mundësinë të bisedonte me Johan Cruyff në një program televiziv, kur trajneri aktual i 'Djajve të Kuq' ishte vetëm 13 vjeç. Takimi u zhvillua në emisionin televiziv 'Cruyff & co', kur Erik Ten Hag ishte një lojtar i ri te FC Twente.
"Cila është mënyra më e mirë për të zhvilluar teknikën?"- e pyeti Ten Hag, Cruyffin. "Zhvillimi i teknikës është vërtet shumë i thjeshtë. Ajo që duhet të bëni është të stërviteni, stërviteni dhe stërviteni. Kjo është e vetmja gjë që duhet të bëni mbi çdo gjë tjetër,"- rekomandoi Johan Cruyff, ish-trajneri i Barcelonës.
Ten Hag gjatë emisionit po fitonte besim dhe në një moment të programit, ai madje i bëri një rekomandim Johan Cruyff, se si duhet t'i udhëheqë lojtarët e tij: "Me të rinjtë duhet të jeni të kujdesshëm që të mos bërtisni shumë, sepse kjo mund të thyejë një lojtar. Ata mund të mendo... “Ah, futbolli nuk do të thotë asgjë për mua. Unë largohem".
Johan cruyff × Kids Erik ten Hag pic.twitter.com/Y1IcqQIl36
— NazarioBjk???? (@NazarioBjk) January 18, 2023
“Me skuadra të nivelit më të lartë si ekipi i parë i Ajaxit apo ekipi i parë i Twentes nuk ka rëndësi, një trajner mund të thotë diçka, sepse ata djem stërviten më shpesh gjatë javës dhe nëse vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gabime vazhdimisht, atëherë mendoj se diçka mund të të thuhet shumë mirë për këtë”,- shpjegoi trajneri aktual i Manchester United dhe ish-trajneri i Go Ahead Eagles, Bayern Munich II, Utrecht dhe Ajax.
Këshilla e Cruyff duhet t'i ketë shërbyer Ten Hag, i cili si futbollist profesionist luajti për Twente, De Graafschap, RKC Waalwijk dhe Utrecht. Erik ten Hag është 52 vjeç dhe Johan Cruyff vdiq më 24 mars 2016 në moshën 68 vjeçare.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Modelja Joana Sanz, gruaja e Dani Alves, ka folur në emisionin “Y ahora Sonsoles” në Antena 3 për akuzë...
KINE - Dy drejtues të Federatës Kineze të Futbollit (CFA) po hetohen nga organi i Kinës kundër korrupsionit, ndërsa Pekini po rrit...
TIRANE - Trajneri i njohur i peshëngritjes Zef Kovaçi, vazhdon luftën e tij me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes dhe kryesi...
SPANJE - Dani Alves u paraqit këtë të premte në një stacion policie në Barcelonë për të dhënë dëshmi...
AUSTRI - Shqipëria tani ka edhe një kampione Bote për të reja në sportin e skive. Në garën e sllallomit gjigand për Ku...
ANGLI - Marrëdhëniet e trajnerit italian Antonio Conte me drejtuesit e skuadrës Spurs të Londrës nuk janë më të mirat....
ITALI - Milan Skriniar i ka thënë ‘Jo’ rinovimit të kontratës me Interin, për momentin. Një ditë p...
SPANJE - Sulmuesi i ri brazilian Rodrygo u largua nga fusha në minutën e 56-të për shkak të performancës së tij të dob...
ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka reaguar me maturi, në përfundim të ndeshjes së prapambetur të javës s&...
GJERMANI - Rudi Völler do të jetë drejtori dhe menaxheri i ri i kombëtares së Gjermanisë që nga 1 shkurti. Në...