20 Janar 2023, 19:28
Nga k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Në Shqipëri policia arrestoi pesë persona dhe ka shpallur në kërkim katër të tjerë nën akuzat se kanë kryer atentat me armë zjarri tre vjet më parë ndaj prokurorit Arian Ndoja dhe dy personave të tjerë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, teksa udhëtonin në autostradën Tiranë – Durrës.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të arrestuarit nën akuzat evrasjes së funksionarëve publikë në tentativë, grup i strukturuar kriminal, mbajtje armësh dhe municioni pa leje si dhe vjedhje të përsëritura. Tre nga të arrestuarit janë banorë të Durrësit dhe dy të tjerë janë banues në Tiranë.
Ata dhe katër të tjerët e shpallur në kërkim, kanë bashkëpunuar në sulmin me armë zjarri që u krye në nëntor të vitit 2019 ndaj automjetit me të cilin po udhëtonin nga Durrësi në Tiranë prokurori Arian Ndoja, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë në spital, ndërsa dy të tjerët u mjekuan nga armët e zjarrit.
Forcat e rendit kontrolluan gjatë operacionit “Komploti” nën koordinimin e SPAK-ut 11 banesa në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë, ku kapën armë, jelek antiplumb, dylbi, monedha, telefonë dhe dokumente pronash. SPAK (Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korruësionit) njoftoi se pas atij atentati ishin identifikuar fillimisht të pandehurit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, për të cilët po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme.
Ndërsa për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje ishin veçuar aktet ligjore dhe vazhduan hetimet, deri sot kur ata një pjesë u arrestuan dhe pjesa tjetër u shpallën në kërkim. Organet e rendit po bashkëpunojnë me autoritetet e huaja për kapjen dhe ekstradimin e tyre. Hetimi u përmbyll nga bashkëpunimi i ngushtë mes policisë Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe agjencive të huaja të zbatimit të ligjit, bëri të ditur SPAK.
Prokurori i Durrësit Arian Ndoja u sulmua me breshëri automatiku dhe mbeti i plagosur gjatë ecjes në autostradë në një automjet me Aleksandër Laho, ndërsa shoferi Andi Maloku humbi jetën.
Prokurori Ndoja kishte urdhëruar atë kohë arrestimin e Drejtorit të Hipotekës së Durrësit, Liridon Pula. Para se të emërohej prokuror, Ndoja kishte punuar si avokat. Laho, personi që udhëtonte me të në makinë, është i dyshuar për përfshirje ne aktivitete kriminale, që ka ndryshuar disa herë identitetin. /VOA
operacioni komploti atentat prokurorit arjan ndoja
Aktualitet
20 Janar 2023, 19:18
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar materiale të reja për ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 person...
Aktualitet
20 Janar 2023, 19:05
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije detaje të reja lidhur me vrasjen e katërfishtë më ...
Aktualitet
20 Janar 2023, 18:45
k.m.
Pamje nga 21 janari
TIRANË- Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar sot për herë të parë materiale të reja që ...
Aktualitet
20 Janar 2023, 18:48
A.B
Foto ilustruese
SPANJË- Mashtrimi i të huajve nëpërmjet Call Ceterave vijon në shumë shtete. Mediat e huaja kanë raportu...
Aktualitet
20 Janar 2023, 18:36
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë materiale të reja që nuk janë zbardhur deri më tan...
Aktualitet
20 Janar 2023, 18:29
k.m.
Pamje nga 21 janari
TIRANË- Del videoja ekskluzive nga “Xhungël.al”, ku zbardhet biseda e Ndrea Prendit, komandanti i atëhersh&e...
Aktualitet
20 Janar 2023, 17:42
a.l
Vlorë
VLORË- Kushtet e këqija atmosferike me reshje të dendura shiu dhe stuhi të herëpashershme kanë bërë q&eu...
Aktualitet
20 Janar 2023, 17:10
a.l
Greqi
GREQI- Një 33- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia në Greqi. Mediat greke raportojnë se a...
Aktualitet
20 Janar 2023, 16:50
A.B
Rezarta Tahiraj
TIRANË-Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit, Rezarta Tahiraj, në një prononcim për gazetarët ësht...
Aktualitet
20 Janar 2023, 16:48
A.B
Adresimi i problematikave që shkakton ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike, duhet të kenë një analizë të posaçme p&eu...