Aktualitet

Nuk kishte radio, por sërish foli! Përgjimet e 21 janarit, Artan Hoxha tregon DETAJE: Foli Basha, urdhërin për vrasje e dëgjoi edhe kryepolici i Tiranës

Madje, edhe pse nuk kishte radio, në komunikim është përfshirë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

20 Janar 2023, 19:05 Nga k.m.
Nuk kishte radio, por sërish foli! Përgjimet e 21 janarit, Artan Hoxha
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije detaje të reja lidhur me vrasjen e katërfishtë më 21 janar të vitit 2011. Në fjalën e tij, Artan Hoxha në "Zona Zero" tha se për të komunikuar është përdorur një kanal i veçantë në radio që nuk aksesohej nga të gjithë. Madje, edhe pse nuk kishte radio, në komunikim është përfshirë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por fjalët e tij ka zgjedhur që të mos i nxjerrë bashkë me përgjimet e tjera. 

"Radioja e përdorur kishte një kanal të veçantë. Në kanalin e radios ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili ka përdorur një radio që nuk ishte e tija, por ka ndërhyrë për të dhënë sinjalin e tij para vrasjes së 4 persona në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Madje urdhëri për zjarr është dëgjuar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, aso kohe, Saimir Muça,"-tha Artan Hoxha. 

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për "7%" e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

artan hoxha pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll