Aktualitet

U kap me kutinë e kartonit plot me drogë, arrestohet 33- vjeçari shqiptar në Greqi

Sipas informacioneve, 33-vjeçari do t'i jepte kutinë e kartonit me kanabisin një tjetër personi që i ka shpëtuar arrestimit dhe është në kërkim. 

20 Janar 2023, 17:10 Nga a.l
U kap me kutinë e kartonit plot me drogë, arrestohet 33-
Greqi

GREQI- Një 33- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia në Greqi. Mediat greke raportojnë se arrestimi i të riut është bërë nga Ekipi Rajonal i Ndekjes së Drogës në bashkëpunim me njësinë e misioneve speciale Rafina. 

33-vjeçari u pa në Athinë teksa mbante një kuti kartoni që përmbante pesë pako plastike me kanabis të papërpunuar me peshë 2 kilogramë e 550 gramë. Sipas informacioneve, 33-vjeçari do t'i jepte kutinë e kartonit me kanabisin një tjetër personi që i ka shpëtuar arrestimit dhe është në kërkim. 

Gjithashtu, në një kontroll në banesën e të arrestuarit dhe pas një lajmërimi të qenit të policisë K9 “Rando”, janë gjetur dhe konfiskuar dy pako me ekstrakte bimore kanabis me peshë totale 205 gram. Për arsye hetimore, identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende publik./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll