Aktualitet

Përgjimet e 21 janarit, Artan Hoxha: Nuk i nxjerr me zë, s'dua të humbasin vlerën

Artan Hoxha ka bërë me dije se përgjimin e plotë e ka edhe me audio po ka zgjedhur që të mos i nxjerrë.

20 Janar 2023, 18:36 Nga k.m.
Përgjimet e 21 janarit, Artan Hoxha: Nuk i nxjerr me zë, s'dua
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë materiale të reja që nuk janë zbardhur deri më tani që zbardhin të plotë se çfarë ka ndodhur në momentin kur u vranë 4 persona në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në fjalën e tij gjatë emisionit "Zona Zero", Artan Hoxha ka bërë me dije se përgjimin e plotë e ka edhe me audio po ka zgjedhur që të mos i nxjerrë. Ndërkohë që edhe njëherë i bën thirrje Prokurorisë së Posçme që të hetojë ngjarjen e të mos e lërë në Prokurorinë e Tiranës. 

Artan Hoxha: Nuk e kam nxjerrë me audio sepse nuk dua që ta humbi vlerën në Prokurorinë Speciale. Vetëm SPAK e heton këtë sepse është krim shtetëror.

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për "7%" e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

artan hoxha pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll