Aktualitet

"KUJDES MUNICIONIN!"? Komunikimi në radio i Ndrea Prendit me vartësit në 21 janar, Artan Hoxha ZBARDH PËRGJIMET

Artan Hoxha deklaroi se kjo është ngjarja më e rëndë e ndodhur në 30 vitet e fundit në vendin tonë, duke shtuar se kjo video tregon që pamjet se vrasjet u bënë me urdhër, ku duket qartë urdhëri i Ndrea Prendit me vartësit në 21 janar.

20 Janar 2023, 18:29 Nga k.m.
"KUJDES MUNICIONIN!"? Komunikimi në radio i Ndrea Prendit me
Pamje nga 21 janari

TIRANË- Del videoja ekskluzive nga “Xhungël.al”, ku zbardhet biseda e Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Gazetari Artan Hoxha në emisionin "Zona Zero" deklaroi se kjo është ngjarja më e rëndë e ndodhur në 30 vitet e fundit në vendin tonë, duke shtuar se kjo video tregon që pamjet se vrasjet u bënë me urdhër, ku duket qartë urdhëri i Ndrea Prendit me vartësit në 21 janar.

PJESË NGA BISEDA: 

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

Në vijim pauzë e gjatë në radio....

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për "7%" e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

artan hoxha protesta e 21 janarit

Sondazh

Poll