Bota

LUFTA/ Erdogan bisedë telefonike me Zelenksyy-n: Jam i gatshëm të ndihmoj në arritjen e paqes mes 2 vendeve

Gjatë telefonatës, Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për rrëzimin e helikopterit të mërkurën që vrau 14 persona, përfshirë ministrin e brendshëm të vendit dhe tre fëmijë.

20 Janar 2023, 17:50 Nga a.l
LUFTA/ Erdogan bisedë telefonike me Zelenksyy-n: Jam i gatshëm të
Rexhep Tajip Erdogan dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Turqisë, Rexheep Tayyip Erdogan ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy mbi zhvillimet më të fundit për luftën. Mediat e huaja raportojnë se ai i ka komunikuar udhëheqësit ukrainas se është i gatshëm të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për t'i dhënë fund luftës mes dy vendeve.

Në një telefonatë, Erdogan tha se ishte i gatshëm të kontribuonte për paqen e përhershme midis kombeve ndërluftuese. Gjatë telefonatës, Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për rrëzimin e helikopterit të mërkurën që vrau 14 persona, përfshirë ministrin e brendshëm të vendit dhe tre fëmijë.

Udhëheqësi turk ka lehtësuar takimet midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë, megjithëse nuk janë zhvilluar ende bisedime paqeje. Më herët të premten, Berlini refuzoi të dërgonte tanket e tij Leopard 2 në Ukrainë , pavarësisht thirrjeve urgjente të aleatëve në një takim të nivelit të lartë të mbrojtjes në Gjermani. Takimi i ministrave të mbrojtjes të anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera u thirr në përpjekje për të bashkërenduar mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll