Bota

Zyrtarja e lartë e OKB-së: Disa talebanë janë të hapur për bisedime për të drejtat e grave

Amina Mohammed është takuar gjithashtu me stafin e OKB-së, grupet e ndihmës për të vlerësuar situatën, për të përcjellë solidaritetin dhe për të diskutuar mënyrat për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave.

20 Janar 2023, 17:44 Nga k.m.
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Disa talebanë janë të hapur
Foto ilustruese

KABUL- Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara diskutoi për të drejtat e grave me ministrin e Jashtëm në detyrë të Afganistanit pasi autoritetet talebane ndaluan gratë dhe vajzat të ndiqnin shkollën e mesme dhe universitetin. Amina Mohammed është takuar gjithashtu me stafin e OKB-së, grupet e ndihmës për të vlerësuar situatën, për të përcjellë solidaritetin dhe për të diskutuar mënyrat për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave.

Në ato bisedime, Mohammed theksoi nevojën për të mbrojtur të drejtat e njeriut, veçanërisht për gratë dhe vajzat. Mohammed tha se shumica e zyrtarëve të lartë talebanë që ajo takoi ishin gati të angazhoheshin për të drejtat e vajzave dhe grave, megjithatë, ajo i përshkroi bisedimet si të vështira.

“Unë mendoj se ka shumë zëra që kemi dëgjuar, të cilët janë progresiv në rrugën që ne do të donim të shkonim,” tha Mohammed.

Që nga rimarrja e kontrollit të vendit vitin e kaluar, talebanët kanë kufizuar vazhdimisht të drejtat e grave – pavarësisht se premtuan se sundimi i tij do të ishte më i butë se regjimi i parë në vitet 1990. Gratë u ndaluan të punojnë për organizatat joqeveritare, shkollat ​​e mesme për vajza mbeten të mbyllura në shumicën e provincave, ndërsa gjithashtu janë penguar të hyjnë në parqe dhe palestra, mes vendeve të tjera publike./Reuters

amina mohammed afganistan

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2023, 16:24 k.m.

Zelenskyy takohet me drejtorin e CIA

Volodymyr Zelenskyy dhe William Burns KIEV- Drejtori i CIA-s, William Burns, udhëtoi në mënyrë sekrete në Kiev në fund të...