Bota

Kontrollet në strehat e Matteo Messina Denaro, zbulohet posteri i 'The Godfather' dhe 'Jocker' në murin e bunkerit sekret

Kjo nuk është hera e parë që jeta reale imiton Hollywood-in pasi disa muaj më parë policia në Napoli bastisi vilën e një bosi të krimit të organizuar lokal.

20 Janar 2023, 15:44 Nga A.B
Kontrollet në strehat e Matteo Messina Denaro, zbulohet posteri i 'The
Matteo Messina Denaro

ITALI- Mafiozi Matteo Messina Denaro, kishte një poster të filmit klasik 'The Godfather' në murin e bunkerit të tij sekret. Denaro, 60 vjeç, i cili u arrestua në fillim të kësaj jave pas më shumë se 30 vitesh arrati nga policia, thuhet se kishte idhull filmin fitues të Oscarit, ku luajti Marlon Brando si bosi i një familjeje kriminale italo-amerikane, bazuar në mafien e Cosa Nostra të Denaro, raporton 'DailyMail'.

Hiti i kinemasë i vitit 1972 përshkroi se si një emigrant sicilian, i luajtur nga Brando, shkoi në Nju Jork në fillim të shekullit të 20-të dhe u bë një nga bosët më të mëdhenj të mafias. Zyrtarët gjetën posterin në bunkerin e parë të Denaros në fshatin Campobello di Mazara, 70 milje nga qyteti i Palermos, ku ai u arrestua teksa ishte duke ndjekur trajtimet në një klinikë kimioterapie.

Përveç posterit gjigant të filmit me regji të Francis Ford Coppola policia gjeti gjithashtu një poster të Xhokerit, armikut të Batman.

Kjo nuk është hera e parë që jeta reale imiton Hollywood-in pasi disa muaj më parë policia në Napoli bastisi vilën e një bosi të krimit të organizuar lokal, e cila ishte projektuar për t'i ngjajtur Tony Montana-s nga filmi i suksesshëm Scarface. Brenda kishte postera filmash të Pacinos.

Në tre bunkerët e përdorur nga Denaro, policia siciliane gjeti gjithashtu viagra, prezervativë, kostume të shtrenjta të stilistëve si dhe kuti me para dhe fatura për ushqime të shtrenjta.

SI U KRYE ARRESTIMI?

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

matteo messina denaro arrestohet matteo messina denaro

Sondazh

Poll