Bota

VIDEO/ Tmerr në Britani, shpërthen në flakë autobusi me fëmijë, si arritën të shpëtonin

Fatmirësisht, të gjithë fëmijët në bord u evakuuan para se të mund të dëmtoheshin.

20 Janar 2023, 15:17 Nga a.l
VIDEO/ Tmerr në Britani, shpërthen në flakë autobusi me
merr flakë autobusi në Britani

BRITANI- Një situatë e pazakontë dhe e frikshme ka ndodhur në Britani. Një autobus me fëmijë në një rrugë banimi në Hackney është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Brigada e Zjarrfikësve të Londrës ka konfirmuar se gjashtë automjete të tjera janë dëmtuar nga zjarri masiv, shkruajnë mediat e huaja. 

Pamjet video të marra në vendin e ngjarjes tregojnë automjetet në flakë në ëilton ëay poshtë rrugës nga Londra Fields. Në një postim në Twitter të shpërndarë më herët këtë mëngjes, LFB shkroi: Zjarrfikësit luftuan zjarrin e autobusit në ëilton ëay në #Hackney këtë mëngjes. Gjashtë automjete të tjera u dëmtuan gjithashtu. Oficerët tanë të kontrollit 999 morën 42 thirrje. Fatmirësisht, nuk ka raportime për të lënduar.

Një person shpërndau video të shtëllungave të tymit të dukshme në të gjithë Londrën Lindore ndërsa tymi i errët ngrihet nga rruga e banimit. Fatmirësisht, të gjithë fëmijët në bord u evakuuan para se të mund të dëmtoheshin./ Dosja.al

merr flake autobusi ne britani

Sondazh

Poll