Bota

Akuzohen për abuzim seksual, Gjykata e Rumanisë zgjat paraburgimin për Andrew Tate dhe Tristian Tate

Dyshja po hetohen mbi akuzat për sulm dhe shfrytëzim seksual dhe një gjykatës ka vendosur që ata do të mbahen në burg edhe për 30 ditë të tjera, ndërkohë që policia do të ndërtojë çështjen e tyre.

20 Janar 2023, 14:09 Nga I.A
Akuzohen për abuzim seksual, Gjykata e Rumanisë zgjat paraburgimin
Andrew Tate dhe Tristian Tate

RUMANI- Influenceri Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të qëndrojnë në paraburgim deri më 27 shkurt pasi një gjykatë rumune zgjati ndalimin e tyre policor. Dyshja po hetohen mbi akuzat për sulm dhe shfrytëzim seksual dhe një gjykatës ka vendosur që ata do të mbahen në burg edhe për 30 ditë të tjera, ndërkohë që policia do të ndërtojë çështjen e tyre.

Arsyet për këtë zgjatje do të jepen me një deklaratë me shkrim më vonë. Tate dhe vëllai i tij mohojnë akuzat kundër tyre. Andrew Tate, një ish-kikboksier, ka miliona ndjekës në internet, pavarësisht se është i ndaluar nga faqet përfshirë TikTok, Instagram, Facebook dhe YouTube për komente mizogjene.

andrew tate tristan tate

Sondazh

Poll