Bota

LDK për paralajmërimet për atentat: Të bëhen hetime të pavarura, falendërojmë qytetarët për qetësinë e treguar

Po ashtu LDK-ja falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë lidhur me këtë rast.

20 Janar 2023, 12:19 Nga I.A
LDK për paralajmërimet për atentat: Të bëhen hetime
LDK

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës në përgjithësi dhe anëtarësinë e saj në veçanti për përkrahjen dhe qetësinë e treguar deri më tani lidhur me informimin për planifikimin e atentateve ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetëve të LDK-së. Po ashtu LDK-ja falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë lidhur me këtë rast.

LDK-ja u bën thirrje organeve kompetente që, në përputhshmëri me seriozitetin e situatës, në të cilën cak potencial janë katër përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, të zhvillojnë hetime të pavarura dhe të ruajnë profesionalizmin, si dhe diskrecionin lidhur me këtë proces hetimor Një, ditë më parë u raportua për një kërcënim ndaj Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi. Lideri i LDK-së tha se nuk ndihen absolutisht të kërcënuar.

“…Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar. Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit janë duke u marrë me këtë çështje… Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt” , ishte shprehur Abdixhiku i LDK-së.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala të mërkurën mbrëma kishte thënë se atentati ishte planifikuar për arsye politike dhe se në plan për atentat janë të përfshira dy organizata.

ldk atentat ndaj lumir abdixhikut

Sondazh

Poll