Bota

40- ditë nga vrasja makabër e 22- vjeçarit në Iran/ Familjarë e vendas dalin në protestë: Sundimi i Khameneit, i paligjshëm

Familjarë e vendas iranianë kanë kërkuar drejtësi mes brohoritjeve: 'Khamenei është një vrasës dhe sundimi i tij është i paligjshëm'. 

20 Janar 2023, 14:00 Nga a.l
40- ditë nga vrasja makabër e  22- vjeçarit në Iran/
protesta ne Iran

IRAN- Vendasit e Iranit Perëndimor kanë protestuar sot sërish, teksa shënohen 40 ditë nga vrasja e Shadman Ahmadit nga forcat e sigurisë së regjimit. Familjarë e vendas iranianë kanë kërkuar drejtësi mes brohoritjeve: 'Khamenei është një vrasës dhe sundimi i tij është i paligjshëm'. 


Familja e protestuesit 22-vjeçar iranian thotë se djali i tyre ka vdekur në një qendër paraburgimi pasi u torturua për orë të tëra pas arrestimit të tij gjatë një proteste në qytetin perëndimor iranian, Dehgolan. Protestat, të cilat janë shndërruar në një nga kërcënimet më të mëdha për strukturën klerikale që ka sunduar që nga Revolucioni Islamik në 1979, filluan pasi 22-vjeçari Mahsa Amini vdiq më 16 shtator, tre ditë pasi u arrestua në Teheran nga policia për shkeljen e rregullave strikte të Iranit për shamitë e kokës./ Dosja.al

protesta ne iran

Sondazh

Poll