Bota

Sulm me armë zjarri në Gjeorgji, 5 të vdekur dhe 5 të plagosur

Ministri i Brendshëm i Gjeorgjisë Vakhtang Gomelauri tha gjithashtu se sulmuesi kishte shërbyer në Forcat e Armatosura të Gjeorgjisë nga viti 2006 deri në vitin 2021. Autoritetet kanë nisur një hetim për sulmin.

20 Janar 2023, 12:35 Nga a.l
Sulm me armë zjarri në Gjeorgji, 5 të vdekur dhe 5 të
Gjeorgji

GJEROGJI- Të paktën pesë persona, duke përfshirë një oficer policie, u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të premten në sulm me armë zjarri në Gjeorgjinë lindore. Mediat e huaja raportojnë, se sulmuesi hapi zjarr nga ballkoni i një apartamenti në qytetin e Sagarejo, rreth 58 kilometra (36 milje) në lindje të kryeqytetit Tbilisi. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një deklarate për shtyp Ministria e Brendshme.

"I akuzuari gjithashtu hapi zjarr në drejtim të punonjësve të Ministrisë së Brendshme ... njëri prej të cilëve u vra gjithashtu," thuhet në deklaratë.

Pasi ekipet shtesë të sigurisë u mobilizuan në vendngjarje u zbulua se autori ka vrarë veten.  Ministri i Brendshëm i Gjeorgjisë Vakhtang Gomelauri tha gjithashtu se sulmuesi kishte shërbyer në Forcat e Armatosura të Gjeorgjisë nga viti 2006 deri në vitin 2021. Autoritetet kanë nisur një hetim për sulmin./ Dosja.al

vrasje ne gjeorgji

Sondazh

Poll