Sport

Premier League/ Rikthim i çmendur i Cityt ndaj Tottenham, Guardiola nga 0-2 në 4-2 kundër Contes...

Rikuperim i pabesueshëm i ‘Qytetarëve’ ndaj Spurs: Alvarez, Haaland dhe Mahrez (dopiedë) përmbysin Kulusevski dhe Emerson

19 Janar 2023, 23:17 Nga DOSJA
Premier League/ Rikthim i çmendur i Cityt ndaj Tottenham, Guardiola nga

ANGLI - Gola, argëtim dhe një rikthim i bujshëm në fitoren 4-2 të Manchester City ndaj Tottenham. Skuadra e Guardiolës humbi me dy gola në pjesën e parë përmes Kulusevskit dhe Emerson, por pas pushimit golat e Alvarez, Haaland dhe Mahrez arritën në vetëm dymbëdhjetë minuta në fillimin e pjesës së dytë, më pas algjeriani plotësoi ‘pokerin’ në finale. Rikuperim i mrekullueshëm që dënon Conten me KO e tretë në katër të fundit, ndërsa ‘Qytetarët’ tani janë në -5 nga lideri Arsenal.

E pabesueshme përmbysja e Manchester City nga 0-2 në 4-2 ndaj Tottenham. Guardiola ngrihet pas KO në derbi dhe kalon në 5 pikë nga lideri Arsenal, ndërsa Antonio Conte tani është në krizë me humbjen e tretë në katër të fundit dhe 14 pikë larg nga maja. 

City dukej se ishte në prag të 1-0, por në mënyrë sensacionale ishte Tottenhami ai që nënshkroi një rezultat të jashtëzakonshëm brenda gjashtëdhjetë sekondave dhe kaloi 2-0 në pjesën e parë. Epërsia e Spurs erdhi në minutën e 44-të me Kulusevskin që shfrytëzoi një gabim. Më pas dyfishimi erdhi me Emerson (45’+2) që goditi me kokë gjuajtjen e Kane, që u devijua nga Ederson. 

E pabesueshme për ‘Etihadin’, por në pjesën e dytë reagimi i lojtarëve të Guardiolës erdhi menjëherë me dy gola të tjerë, gjithmonë brenda vetëm dy minutë. Alvarez (51’) ngushtoi diferencën, ndërsa Haaland (53’) me kokë baraoi menjëherë në 2-2. Tottenham mund të kalonte sërish në epërsi, por Perisic goditi traversën falë devijimit të Lewis, ndërkohë që Mahrez (64’) nuk gaboi, duke përfunduar rikthimin e mrekullueshëm me një tjetër gol në minutën e 90-të, duke fiksuar rezultatin e çmendur 4-2.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll