Sport

Gola dhe argëtim, PSG - All Stars Saudi 5-4! Shënon Messi, dy gola edhe Ronaldo…

Francezët fituan, por protagonistët e vërtetë të mbrëmjes ishin kampionët e dy skuadrave: Messi dhe Cristiano Ronaldo

19 Janar 2023, 21:02 Nga DOSJA

Gola dhe argëtim, PSG - All Stars Saudi 5-4! Shënon Messi, dy gola

ARABIA SAUDITE - Shumë gola dhe argëtim siç u parashikua në ndeshjen miqësore midis All Stars Saudi, një ekip miks lojtarësh nga Al Hilal dhe Al Nassr, dhe PSG. Francezët fituan 5-4, por protagonistët e vërtetë të mbrëmjes ishin kampionët e dy skuadrave: Messi shënoi, Cristiano Ronaldo me dygolësh, Sergio Ramos dhe Mbappe.

Penalltia e gabuar e Neymarit, ndërsa Bernat u përjashtua nga pjesa e parë. Në minutën e 61-të të ndeshjes, Cristiano Ronaldo e la fushën e lojës, ndërkohë që një minut më pas edhe Leo Messi u zëvendësua. Sfida e fundit, ndoshta mes dy lojtarëve që shënuan një epokë nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë. 

Gola dhe argëtim, PSG - All Stars Saudi 5-4! Shënon Messi, dy gola

Ja dhe shënuesit: PSG - All Stars 5-4 (3' Messi, 43' Marquinhos, 53' Sergio Ramos, 60' Mbappe (p), 78' Ekitike për PSG / 34' (p) dhe 45'+6' Cristiano Ronaldo, 56' Jang Hyun-Soo, 90'+4' Talisca për All Stars).

Shënime: Bernat i PSG-së i ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 39-të, penallti e humbur nga Neymar (P) në minutën e 45’+3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll