Sport

Goli i mrekullueshëm i Messit që hap 'All-Star' në Riad. Ronaldo mbyll pjesën e parë me një dopiedë...

Janë mbyllur 45 minutat e para në barazim 2-2

19 Janar 2023, 19:24 Nga DOSJA
Goli i mrekullueshëm i Messit që hap 'All-Star' në

ARABIA SAUDITE - Argjentinasi kulmoi një pasim të përsosur nga Neymar për të kaluar PSG-në në avantazh kundër seleksionit të Riyahd, të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo. Goli i mrekullueshëm i Messit që hap 'All-Star' për Arabinë Saudite.Nuk u deshën as tre minuta!

Nëse doje një shfaqje, ja ku e ke. Pas disa prezantimeve bombastike, ndeshja e ekspozitës mes PSG-së dhe seleksionit të Riyadh, një kombinim i yjeve të Al Nassr dhe Al Hilal të drejtuar nga Cristiano Ronaldo, ka nisur fuqishëm. Leo Messi ka kaluar skuadrën pariziene kur mezi kaluan tre minuta nga fillimi i ndeshjes.

PSG është treguar shumë më superiore, por kartoni i kuq i Bernatit (40’) dhe penalltia e humbur e Neymar (47’) i penguan parizienët ta mbyllnin në epërsën e pjesën e parë. Golin e Marquinhos (42') e barazoi Cristiano Ronaldo, i cili i është kundërpërgjigjur PSG-së me dy gola. Fillimisht nga pika e penalltisë (32’) për të fiksuar rezultatin e barabartë në 2-2 (50’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll