Sport

Barcelona zgjedh të udhëtojë me helikopter për ndeshjen e Kupës së Mbretit…

Skuadra shkon në Malaga me avion dhe më pas ndahet në tre grupe për të përfunduar udhëtimin në Ceuta, e cila ndodhet në territorin spanjoll të kontinentit afrikan.

19 Janar 2023, 17:30 Nga DOSJA

Barcelona zgjedh të udhëtojë me helikopter për ndeshjen e

SPANJE - Është e zakonshme që delegacionet dhe ekipet e futbollit të udhëtojnë me avion. Me autobus, por edhe me anije. Dhe me helikopter, e keni parë këtë? Barcelona e ka provuar këtë të enjte. 

Për të arritur në Ceuta, ku do të përballen me skuadrën vendase në fazën e 16-të të Kupës së Mbretit, skuadra katalanase përdori mjetet e transportit për të kaluar Detin Mesdhe.

Ceuta është qyteti spanjoll, i vendosur në kontinentin afrikan, përtej ngushticës së Gjibraltarit.  Mënyra më e mirë për të arritur atje është me anije. Megjithatë, Barcelona zgjodhi të shmangë shqetësimin e mundshëm me një transport detar.

Delegacioni i Barçës u largua nga Katalonja rreth orës 8:30 të mëngjesit të kësaj të enjte, sipas kohës lokale dhe shkoi me avion në Malaga. Nga atje, ai u nda në tre grupe, të cilët hipën në tre helikopterë të ndryshëm për të përfunduar udhëtimin. Ekipi mbërriti në Ceuta rreth orës 11:00.

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka qenë në këtë qytet dy herë si lojtar, edhe në ndeshjet për Kupën e Mbretit. Në të dyja rastet, klubi udhëtoi me anije. Dhe trajneri nuk kishte kujtime të mira.

“Shpresojmë që moti të jetë i mirë sepse nuk duam fatkeqësi. Më kujtohet një sëmundje e madhe deti në anije dhe një lojë e vështirë. Nuk ishte e këndshme”,- komentoi Xavi, në konferencën për shtyp para ndeshjes këtë të enjte.

Fituesja e Superkupës kundër Real Madridit të dielën e kaluar, Barcelona do të përballet me Ceuta, nga kategoria e tretë, këtë të enjte në 20:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll