Sport

Tragjedi në Irak! Pamje shokuese! Bilanc lufte, me dhjetëra tifozë të plagosur para finales së Kupës Arabe të Gjirit…

Dëshmitarët i thanë Al Jazeera se dyert hyrëse ishin ende të mbyllura, kur turma, e përbërë nga dhjetëra mijëra tifozë, filloi të shtyhej drejt portave, duke shtypur dhe shkelur ata që ishin përpara.

19 Janar 2023, 15:17 Nga DOSJA

Tragjedi në Irak! Pamje shokuese! Bilanc lufte, me dhjetëra

IRAK - Një tragjedi e re trondit botën e futbollit, duke sjellë në mendje kujtimet e trishta të Heysel dhe Hillsborough. 

Sot në mëngjes, në Basra, dy persona vdiqën dhe dhjetëra u plagosën për shkak të kaosit të pabesueshëm të krijuar jashtë stadiumit, ku finalja (mes Irakut dhe Omanit) për Kupën e Gjirit Arab është planifikuar për në orën 17:00.

Në këtë turne futbolli kanë marrë pjesë Bahrein, Kuvajt, Omani, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni dhe Iraku.

Dëshmitarët i thanë Al Jazeera se dyert hyrëse ishin ende të mbyllura, kur turma, e përbërë nga dhjetëra mijëra tifozë, filloi të shtyhej drejt portave, duke shtypur dhe shkelur ata që ishin përpara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll