Sport

Djokovic ‘sherr’ me tifozët, shpërthen te gjyqtari kryesor: “Ata janë të dehur, kanë ardhur të më provokojë. Nxirrini jashtë”…

Ai shkoi te gjyqtari dhe i kërkoi për të larguar nga Rod Laver Arena një tifoz i cili nuk bëri gjë tjetër veçse e mërziti atë gjatë gjithë ndeshjes.

19 Janar 2023, 16:24 Nga DOSJA

Djokovic ‘sherr’ me tifozët, shpërthen te gjyqtari

AUSTRALI - Novak Djokovic tashmë është në raundin e tretë të Australian Open.  Tenisti serb mundi francezin Enzo Couacaud, i 191-ti në listë, me rezultatin 6-1, 6-7(5), 6-2 dhe 6-0. 21-herë fituesi i Grand Slamit humbi një set dhe duhej të trajtohej për një dëmtim në këmbën e tij të majtë, por ishte në gjendje ta përfundonte ndeshjen.

Por Djokovic iu desh t'i drejtohej gjyqtarit kryesor në setin e pestë, kur ai ishte në avantazh 2-0 dhe shërbeu me 40-30 në favor të tij. Nuk i duronte dot britmat që vinin nga diku në tribunë.

"Ju e dini se kush është. Ata janë të dehur. Që në momentin e parë më kanë provokuar,"- tha Djokovic. Gjyqtari i vuri në dukje se tifozi kishte ardhur për të parë tenis, gjë që shkaktoi një përgjigje të fortë nga Novak: "Ti i ke dëgjuar dhjetë herë, unë i kam dëgjuar pesëdhjetë. Ata nuk janë këtu për të parë tenis, ata thjesht dëshirojnë të shqetësojnë kokën time, po të pyes se çfarë do të bësh me të. Hidhini jashtë stadiumit."

Derisa Djokovic iu drejtua arbitrit të karriges, zhurma vazhdoi në tribuna. Kamerat televizive iu drejtuan tre fansave, të veshur si personazhi Wally, duke bërë gjeste nga tribuna.

Djokovic ‘sherr’ me tifozët, shpërthen te gjyqtari

"Duhet të telefononi sigurimin dhe t’i nxirrni ata nga stadiumi,"- këmbënguli Djokovic. Më në fund, një agjent sigurie shkoi aty ku ndodheshin tre tifozët, të cilët përfunduan jashtë tribunës dhe u larguan nga Rod Laver Arena.

Ky incident është i vetmi që ka ndodhur deri më sot rreth Novak Djokovicit. Që kur erdhi në Australi, fillimisht për të luajtur në Adelaide dhe më pas në Grand Slamin e parë të sezonit, ai ka gjetur gjithmonë mbështetje nga tifozët. 

Craig Tiley, drejtor i turneut, ka paralajmëruar tashmë se spektatorët që do të shajnë ose ngatërrohen me Djokoviçin do të përjashtohen: "Nëse ata ndërpresin kënaqësinë e dikujt tjetër, ata do të dalin jashtë. Ne nuk i duam ata këtu. Ata duhet të jenë respekt ose do të largohen për sjellje të keqe ”,- ka thënë ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll