Aktualitet

E lidhnin me zinxhirë, drama familjare e dy ‘sadistëve’ që dhunuan hallën për pronën, babai u vrau nënën se prishi k

13 Shtator 2019, 17:36 Nga DOSJA
E lidhnin me zinxhirë, drama familjare e dy ‘sadistëve’

FIERDosja.al ka zbardhur detaje rreth ngjarjes së ndodhur në qytetin e Fierit ku dy nipër dhunuan hallën për pronën. Mësohet se dy të arrestuarit tashmë për dhunë janë Arteus dhe Mareglen Muhaj, vëllezër përkatësisht të moshës 26 dhe 30 vjeç.

Dy të rinjtë akuzohen se kanë dhunuar hallën e tyre duke e lidhur me zinxhir, Mirela Braka për shkak të një prone që kishin të përbashkët.

Por dy vëllezërit nuk janë të vetmit nga familja e tyre të cilët kanë probleme me ligjin.

Mësohet se babai i dy autorëve të ngjarjes, Arben Muhaj ndodhet në burg pasi tre vite më parë ka vrarë bashkëshorten e tij që është edhe nëna e dy djemve të arrestuar sot. Në dëshminë e dhënë para trupit gjykues, Muhaj ka thënë se e ka vrarë gruan se ka prishur kursimet.

Nuk mund të më çoni në burg. Unë me gruan kisha dy ditë që debatonim, pasi ajo më kishte prishur edhe ca kursime që i kisha lënë nga koha kur punoja si taksist. I kërkoj trupit gjykues të mendojë për mua. Fëmijët tani nuk kanë as nënë dhe duhet të kujdesem për ta,”- mësohet të jetë shprehur Arbeni para trupit gjykues.

Arteus dhe Mareglen Muhaj kanë edhe një vëlla tjetër i cili është i alkoolizuar dhe të tre jetojnë në një pallat në lagjen “8 Shkurti” në Fier.

Paraditen e sotme policia e Fierit ka arrestuar dy vëllezërit Arteus dhe Mareglen Muhaj të cilët akuzohen për dhunë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben muhaj artes muhaj fier mareglen muhaj niperit dhunojne hallen arben muhaj artes muhaj fier mareglen muhaj niperit dhunojne hallen

Sondazh

Poll