Aktualitet

Thellohet skandali me Kadastrën e Vlorës, 6 juristët e shkarkuar s’kanë lidhje me dosjet problematike

13 Shtator 2019, 17:27 Nga DOSJA
Thellohet skandali me Kadastrën e Vlorës, 6 juristët e shkarkuar

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja që ka nisur në kadastrën e Vlorës. Sipas informacioneve që Dosja.al ka siguruar mësohet se vetëm 6 nga 19 juristëve të Kadastrës së Vlorës, ju është komunikuar shkarkimi.

Ende nuk është mësuar se pse është bërë kjo ndarje mes juristëve, pasi të gjithë kanë funksion të njëjtë dhe të gjithë marrëdhënien e punës e kanë vendosur me ligjin 7961 të vitit 12.07.1995 në nenin 144.

Por hijet e skandalit shtohen më tej pasi mësohet se 6 juristët e shkarkuar nuk kanë lidhje me dosjet që kanë pasur probleme në Kadastrën e Vlorë. Po mesa duket 6 juristët janë bërë “koka turku” dhe mësohet se nuk kanë lidhje dhe në këto kushte problematika mbetet përsëri brenda Kadastrës.

Si u krijua grupi me 19 juristë?

Në datë 25.06.2019, me një urdhër të brendshëm të drejtorittë Kadastrës që tashmë është dorëhequr u ngrit një grup pune, për trajtim dhe daljen në një qëndrim përfundimtar në lidhje me një praktike, e cila ndodhet në një zonë kadastrale në Jal të Himarës dhe ka specialistin përkatës të ngarkuar për trajtimin e praktikave. Grupi prej 19 juristësh u ngrit në kushtet kur specialisti i zonës ka refuzuar të trajtojë dosjen.

Në pamundësi për tu njohur me të gjitha aktet e dosjes në fjalë, duke qenë se praktika në fjalë është trajtuar nga personi përgjegjes si dhe në kushtet kur urdhëri përcaktonte se qëndrimi për praktikën nga grupi i punës duhet të shprehej brenda ditës, u konkludua me një shkresë të përbashket, i njëjti qëndrim, nga i gjithë grupi i punës i ngarkuar në urdhër, drejtuar Drejtorisë Qendrore të ASHK, e cila është firmosur nga të 19 specialistët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kadastra e vlores shkarkohen juristet e kadastres se vlores kadastra e vlores shkarkohen juristet e kadastres se vlores

Sondazh

Poll