Sport

“Çështja Ronaldo!” Hetuesit zbulojnë marrëveshjen që "hedh në erë" Juventusin...

Bëhet fjalë për një marrëveshje mes palëve për pagesën e shtyrë prej 19.6 milionë eurosh si borxh i mbetur, që Juventusi kishte grumbulluar karshi futbollistit portugez përpara transferimit të tij te Manchester United.

19 Janar 2023, 14:51 Nga DOSJA

“Çështja Ronaldo!” Hetuesit zbulojnë

ITALI - Marrëveshja e famshme e Cristiano Ronaldos me Juvnetusin tani është në duart e Guardia di Finanzas, e cila e gjeti dokumentacionin, siç shkruan “Corriere della Sera” në zyrën e avokatit Federico Restano, më 23 mars 2022, gjatë një kontrolli.

Bëhet fjalë për një marrëveshje mes palëve për pagesën e shtyrë prej 19.6 milionë eurosh si borxh i mbetur, që Juventusi kishte grumbulluar karshi futbollistit portugez përpara transferimit të tij te Manchester United.

Një borxh që sipas hetuesve nuk do të ishte futur kurrë në pasqyrat financiare dhe që, nëse konfirmohet, do ta komplikonte situatën e klubit të Juventusit për pagat mujore të paguara ndaj lojtarët e tij dhe heqja dorë nga një pjesë e pagesave.

“Çështja Ronaldo!” Hetuesit zbulojnë

Dokumenti që “teorikisht nuk duhet të ekzistojë”, janë fjalët e përdorura nga kreu i zyrës ligjore të Juventusit, Cesare Gabasio, dhe të përgjuara gjatë një interviste me d.s. Federico Cherubini, nuk mban firmën e futbollistit portugez dhe ky është një detaj domethënës që mund të ndryshojë ekuilibrat brenda debatit.

Brenda dokumentacionit, diskursi është edhe më specifik: “Në rast se, pas transferimit tuaj përfundimtar, nuk mund të krijohet kushti i vendosur për akumulimin e bonuseve të identifikuara, ju do të keni të drejtë të përfitoni një stimul tepricë”.

“Çështja Ronaldo!” Hetuesit zbulojnë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll